E kthyer tashmë në një traditë, Bashkia e Tiranës do të risjellë Bio Fest.
Shumë ekonomi të vogla nga fshatrat e Tiranës, që i janë kushtuar më së shumti zhvillimit të agroturizmit me bazë te produktet bio të zonave periferike, do të ekspozojnë nesër produktet e tyre në një festë të veçantë të zhvilluar në Farkë.
Nesër nga ora 18:00, qytetarët mund të përjetojnë një ditë ndryshe te Liqeni i Farkës, pranë freskisë dhe ushqimeve bio. Në “Bio Fest – Farkë”, përveç ushqimeve të mrekullueshme bio, nuk do të mungojnë aktivitetet sportive dhe muzika për të gjithë të pranishmit.
Bashkia e Tiranës informon se agroturizmi po zë gjithnjë e më shumë një vend të veçantë në ekonominë e Tiranës.
/a.r