• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Riviera shqiptare një perlë e vërtetë”/ Media spanjolle: Si të shijojmë ‘Karaibet’, pa u larguar nga Evropa

by Java News
20/01/2024 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk është rastësi që numri i kërkimeve në lidhje me udhëtimet drejt Shqipërisë është rritur, pasi ky vend është zgjedhur si një nga destinacionet më të lira për të shkuar me pushime në Evropë këtë vit, sipas të përditshmes spanjolle ”Zoom News”.

Megjithëse dëshira për të zbuluar botën është në rritje, situata ekonomike na detyron të minimizojmë buxhetin për ”arratisjet”.

“Vendi në lindje të Evropës është një nga të panjohurit dhe për rrjedhojë jo shumë i populluar me njerëz, por një perlë e vërtetë”, siç thonë ekspertët e udhëtimit.

Përveç kësaj, është një destinacion ekonomik, pasi çmimet e akomodimit, transportit dhe ushqimit janë shumë më të përballueshme se në vendet e tjera evropiane.

Vendi, i cili ndodhet në juglindje të Gadishullit Ballkanik, ofron mrekulli natyrore, si Përmeti me parqe kombëtare dhe ujëra termale.

Në rajon gjejmë edhe vende historike me monumente përkatëse dhe zona të shpallura Trashëgimi e UNESCO-s, si Parku Kombëtar i Butrintit, me interes të madh arkeologjik.

E gjithë kjo në një zonë më se të përballueshme për ta eksploruar vendin në çdo cep.

Një tjetër atraksion turistik janë brigjet e tij, falë vendndodhjes së tij midis deteve Jon dhe Adriatik, gjë që ka bërë që të marrë emrin ‘Karaibet Evropiane’ për ujërat e tij të pastër kristal.

Konkretisht, zona e njohur si Riviera Shqiptare ofron më shumë se 150 kilometra plazhe parajsore dhe pamje panoramike që të lënë pa fjalë.

Nëse dëshironi të kaloni pushimet tuaja në Shqipëri, ju sugjerojmë të bëni disa aktivitete për të shfrytëzuar sa më shumë aventurën tuaj në vend, në mënyrë që përtej shijimit të natyrës së egër dhe ujërave të pastra, të zbuloni të gjithë rrethinat e këtij xhevahiri evropian.

Aktivitete turistike në Shqipëri

Para se të pushoni në plazhet e bukura të vendit, filloni udhëtimin përmes kryeqytetit, Tiranës, të cilin mund ta zbuloni gjatë një turneu që tregon vendet më emblematike të qytetit si sheshi ”Skënderbej”, Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura, hotel ”Dajti”, Piramida e Tiranës… Dy orë e çerek turne, në të cilin do të njiheni me historinë e rajonit dhe disa nga kuriozitetet e tij.

Gjithashtu mund të shijoni aktivitete në natyrë, me ekskursione ditore nëpër Shqipëri, të zbuloni Malin e Gamtit dhe pamjet e tij të bukura nga liqeni ose Vlorën, Butrintin, Sarandën dhe Gjirokastrën.

Mund të shihni disa nga pamjet mahnitëse të Rivierës Shqiptare dhe të vizitoni disa nga plazhet më të mira në vend.

Pasi të jemi njohur me kulturën dhe trashëgiminë e Shqipërisë, është koha të shijoni të ashtuquajturën ”Karaibet evropiane” me një xhiro në të gjithë Rivierën që përfshin një vizitë në Borsh, Kalanë e Porto Palermos dhe Himarë.

Nga Saranda, pikënisja e këtij aktiviteti, mund të shkoni edhe në lagunën e Syrit të Kaltër, një nga xhevahiret kryesore të Ballkanit, burimi i së cilës është shpallur si Monument Natyre.

Në këtë destinacion mund të vizitoni edhe një nga monumentet më emblematike të vendit, Butrintin, Pompein Shqiptar, është vetëm 30 minuta larg me makinë.

/f.s

Next Post
Restaurimi i ekosistemeve, efektiv në ruajtjen e mjedisit

Restaurimi i ekosistemeve, efektiv në ruajtjen e mjedisit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishte kthyer në makth për Majorkën, arrestohet “skifteri” shkodran; plan të vidhte dhjetëra shtëpi për Krishtlindje

Fusha e betejës së grupeve kriminale shqiptare! Pazaret e drogës e ekzekutimet, shqiptarët që u vranë në Spanjë

November 11, 2026
VIDEO/ Sot protesta e 165-të, studentët bllokojnë Tiranën dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

VIDEO/ Sot protesta e 165-të, studentët bllokojnë Tiranën dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

November 11, 2026
“Nuk kam lidhje me ngjarjen”, Robert Duka mohon grabitjen e 60 mijë eurove në bankën te Komuna e Parisit

“Nuk kam lidhje me ngjarjen”, Robert Duka mohon grabitjen e 60 mijë eurove në bankën te Komuna e Parisit

November 11, 2026
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

18 miliardë lekë për Bujqësinë në 2027, Salla: Rritet me 10% buxheti për fermerët dhe prodhimin vendas

November 11, 2026
Pa marrëveshje për paqen, por me një rezultat konkret/ Çfarë u arrit në negociatat Ukrainë-Rusi

Pa marrëveshje për paqen, por me një rezultat konkret/ Çfarë u arrit në negociatat Ukrainë-Rusi

November 11, 2026
U qëllua me plumb gome gjatë protestës në Tiranë, nis në Romë operacioni i dytë për Erjon Vishkullin

U qëllua me plumb gome gjatë protestës në Tiranë, nis në Romë operacioni i dytë për Erjon Vishkullin

November 11, 2026
Përsëri shqiponja dykrenare! Drake surprizon me bizhuterinë luksoze në klipin e ri

Përsëri shqiponja dykrenare! Drake surprizon me bizhuterinë luksoze në klipin e ri

November 11, 2026
Një javë pasi doli nga burgu, 19-vjeçari grabit dy herë arkën e një objekti kulti, arrestohet nga policia

Një javë pasi doli nga burgu, 19-vjeçari grabit dy herë arkën e një objekti kulti, arrestohet nga policia

November 11, 2026
Apeli dënon me 7 vite e 4 muaj burg ish-kreun e Operacionales. Konfiskohen apartamente dhe 1.3 milionë euro

Apeli dënon me 7 vite e 4 muaj burg ish-kreun e Operacionales. Konfiskohen apartamente dhe 1.3 milionë euro

November 11, 2026
Mbështeti protestat në Shqipëri, Egjipti shpall terroriste organizatën e drejtuar nga një zyrtar i VLEN në Çair

Mbështeti protestat në Shqipëri, Egjipti shpall terroriste organizatën e drejtuar nga një zyrtar i VLEN në Çair

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In