• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Riverifikimi i formularëve, juristi Hazizaj: KQZ gaboi

by Java News
23/03/2017 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

KQZ vendosi dy ditë më parë që të kryhet riverifikimi i formularëve të vetëdeklarimit për 21 zyrtarë, një vendim ky i cili shtoi debatet në arenën e ndezur politike të Shqipërisë.

Kërkesën e KQZ-së për riverifikimin e formularëve të vetëdeklarimit të deputetëve dhe kryebashkiakëve, juristi Sokol Hazizaj, e ka quajtur të “çuditshme”, pasi sipas tij ligji i ka të parashikuar qartë dhe në asnjë rast nuk thotë se mund të bëhet rivlerësimi të dhënave.

Hazizaj thotë se vetëm kur vjen ndonjë informacion dhe pasi verifikohet dërgohet në një procedim penal, atëherë mund të bëhet vlerësimi i të dhënave. “Nëse një informacion vjen te kryetari, siç është parashikuar në dispozitat ligjore, pra nëse është shkelur neni dy dhe tre i ligjit, që bëhet fjalë për krimet e parashikuar në këto dispozita, kjo është çështje tjetër, por për çështje të gabimeve të emrave apo mbiemrave nuk ka pse KQZ-ja të bëjë rivlerësim të të dhënave”, tha Hazizaj për “Shekulli”.

Duke iu referuar kërkesës së KQZ-së, juristi thotë se për këto raste nuk njihet koncepti i rivlerësimit në ligj. “Në ligj, në nenin nëntë parashikohen rastet e verifikimit, pra kur del ndonjë e dhënë tjetër. Nëse kjo e dhënë ka dalë pas verifikimit të parë, kjo është gjë tjetër, por kjo nuk quhet riverifikim, quhet verifikim tjetër. KQZ-ja mund të jetë transparente (në mbledhjet e ardhshme), mbase e bën me vendimin e saj dhe thotë që për shkak të indiceve, fakteve dhe informacioneve që janë zbuluar pas verifikimit, ne do të hymë në procesin e verifikimit të dhënave të fundit, por duhet të jemi të qartë se koncept të riverifikimit nuk ka në ligj.

Vlerësimi i të dhënave nuk lejohet, por verifikimi për shkak të indiceve të reja po. Kjo lejohet edhe pas mbarimit të mandatit, sipas organeve. Nëse ligjërisht Kuvendi ose një deputet, pra institucionet që përbëjnë Kuvendin kanë zbuluar fakte të reja për të cilat, të verifikuarit nuk kanë dhënë informacion në formularin e vetëdeklarimit, atëherë institucionet përgjegjëse, siç është KQZ-ja në rastin konkret për të zgjedhurit, bën verifikimin e indiceve, pra nuk mund të bëj KQZ-ja rivlerësimin e verifikimit, kjo është fryma e ligjit”, theksoi Hazizaj.

Edhe pse kanë kaluar dy vite nga nisja e procesit të dekriminalizimi, ende nuk është bërë pastrimi i parlamentit dhe institucioneve tjera nga zyrtarë të inkriminuarduket. Dy ditë më parë, KQZ bëri me dije se do të bëhet riverifikimi për ata zyrtarë që kanë deklaruar të dhëna gabim në rubrikat e formularit, ndërkohë që Prokuroria e Përgjithshme e pati theksuar qartë se ligji për dekriminalizimin njeh vetëm plotësimin e formularit të parë. Por KQZ nuk e ka përfillur njoftimin që ka bërë publike Prokuroria, madje i ka hapur dritën jeshile të riverifikojë të dhënat e 13 deputetëve të tjerë dhe 6 kryebashkiakëve. Vendimi merret në kohën kur është kërkuar prej akuzës mandati i deputetit Artan Gaçe dhe kryebashkiakëve Tërmet Peçi Adriatik Zotkaj. Tashmë në proces përfshihet dhe ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 12 deputetë të tjerë dhe 6 kryebashkiakë, të cilët kanë korrigjuar të dhënat e tyre.

Next Post
FOTO/Moderatorja e njohur shqiptare merr një dhuratë të çmuar nga Kryeministri

FOTO/Moderatorja e njohur shqiptare merr një dhuratë të çmuar nga Kryeministri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League/ Sinjale pozitive për Maran, dy kuqezinjtë pritet të bashkohen me grupin në prag të ndeshjes me Finlandën!

Nations League/ Sinjale pozitive për Maran, dy kuqezinjtë pritet të bashkohen me grupin në prag të ndeshjes me Finlandën!

November 10, 2026
Tjetër alarm kibernetik, “Claude” ekspozon të dhëna sekrete! Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private

Tjetër alarm kibernetik, “Claude” ekspozon të dhëna sekrete! Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private

November 10, 2026
Arrestime në Francë për skandalin e abuzimeve seksuale të Mohamed Al Fayed! Kontrolle edhe në hotelin luksoz “Ritz”

Arrestime në Francë për skandalin e abuzimeve seksuale të Mohamed Al Fayed! Kontrolle edhe në hotelin luksoz “Ritz”

November 10, 2026
KiE: Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ardhshme

Analiza e REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

November 10, 2026
Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

Liga e Kombeve/ Sfida deçizive Shqipëri-Finlandë, llogaritë për kartonët e verdhë, 8 lojtarë janë në rrezik pezullimi!

November 10, 2026
Asambleja Kombëtare e PS-së më 14 nëntor do mbahet në Lalëz, zbardhet edhe mesazhi që u është dërguar anëtarëve: Ju njoftojmë se…

Asambleja Kombëtare e PS-së më 14 nëntor do mbahet në Lalëz, zbardhet edhe mesazhi që u është dërguar anëtarëve: Ju njoftojmë se…

November 10, 2026
Ballkani nën rrezikun e stuhisë “Charles”, edhe Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra mbi 80 km/orë!

Ballkani nën rrezikun e stuhisë “Charles”, edhe Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra mbi 80 km/orë!

November 10, 2026
Supermarketet evropiane nën sulm kibernetik, në shënjestër të hakerëve sistemet e frigoriferëve

Teherani mohon akuzat e Parisit për sulme kibernetike ndaj frigoriferëve në rrjetet e marketeve!

November 10, 2026
Serbia bllokon fondet për Preshevën, Kosova denoncon ndërhyrjen dhe kërkon reagim nga Bashkimin Evropian

Kosova pa njohje të reja, diplomatët kritikojnë qeverinë dhe Ministrinë e Jashtme për mungesën e rezultateve

November 10, 2026
Aksidenti tragjik me 12 viktima në Bullgari, ministri Hoxha: Ngushëllimet tona për familjet e viktimave!

Aksidenti tragjik me 12 viktima në Bullgari, ministri Hoxha: Ngushëllimet tona për familjet e viktimave!

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In