• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rivendosja e kufinjve nga Covid-19 dhe opozita absurde në Tiranë

by Endri Kajsiu
16/08/2020 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Endri Kajsiu

Pamjet e ditëve të fundit nuk janë pamje të jashtëzakonshme të një situate të zakonshme, përkundrazi. Bota sot po jeton në mes të një pandemie që ka vendosur rregulla të reja jetese e lëvizje, që ka rikthyer kufinjtë mes shtetesh e kontinentesh. Jo vetëm kaq, por ka zhdukur solidaritetin duke çuar në pikëm që secili sheh veten. Natyrisht që kjo ka krijuar tensione edhe mes vendeve themeluese të BE.

Sot, të fajësosh sot Greqinë, apo të fajesosh shqiptarët, e lëre pastaj qeverinë, është gjëja më e lehtë. Është e lehtë të tregosh gishtin e të shkruash në rrjete sociale duke dhënë mend nga divani. Në fakt kur këtë sjellje e bën Presidenti i Republikes, që thjeshtë konstaton sa në Facebook e sa në Twitter se sa e rëndë është situata, por as merr mundimin te ngrejë telefonin për të marrë homologun e tij grek, njësoj siç bëri fjala vjen ministrja e Mbrojtjes apo ai brendshëm shqiptar, të gjithë të tjerët të justifikuar janë në njëfarë mënyre. Por e vërteta eshtë se jemi në kohe të papara më parë. Jetojmë në një kohë kur Britania vendos të kërkojë karantinë për çdokënd që kthehet nga Franca. Franca reagon duke vendosur reciprocitet ndaj Britanisë. Dhe sot rradhët në kufinjtë mes dy vendeve janë kilometrikë, më të mëdha se mes Shqipërisë dhe Greqisë. Dhe njësoj ndodh mes Gjermanise dhe Spanjës, Spanjes dhe Greqisë. E s’jemi ende duke folur jashtë zonës Shengen. Sot rradha në kufirin turko-grek ishte 22 km.

Greqia ka vendosur masa strikte për hyrjen në kufijtë e saj. Sa të nevojshme dhe efikase janë këto masa është debat i gjerë. Unë personalisht mendoj se është gabim, por e rëndesishme është se këto nuk janë masa të vendosura vetëm kundër shtetasve shqiptare, as vetem ne kufijte me Shqiperine. Jane masa që aplikohen për të gjithë njësoj. Madje, nëse numri i shqiptarëve që lejohet të kalojnë çdo ditë në kufijtë tokësorë është mbi 1000 veta, numri i personave që mund të hyjnë në Greqi nga Izraeli është 600 në JAVË. Krahasimin bëjeni vetë. Nga ana tjetër, të mos harrojmë që 40% e atyre që mbetën këto tre ditë në rradhët e kufirit ishin me dyshtetësi, mbanin edhe pasaportën greke. Kurse mbi 90% kishin rezidencë greke. Më pak fjale taksapaguese e votues ne Greqi. E kjo do të thotë shumë.

Qeveria shqiptare beri aq sa mund të bënte në këtë situatë të pazakontë botërore. Ajo mbahti kontakt të perditshem me homologët, ç’ka solli shtim të kapaciteteve testuese në kufij, si edhe zgjatje të orareve të punes. Nga ana tjetër shërbimet shëndetësore dhe hogjenosanitare ishin në dispozicion të atyre që kalonin orë të tëra në rradhë. Pa harruar këtu edhe ndihmën në ushqime e ujë për ata që ishin të papërgatitur për rradhët e gjata. Këto janë fakte që kanë ndodhur në këto kushte te jashtezakonshme. Dhe në këto kushte, te gjithe duhet shohin me kujdes ç’ndodh edhe rreth e rrotull para se të mllefosin. Pasi, nuk duhet harruar, jetojmë në kohë të jashtëzakonshmë, ndaj nuk duhet të gjykojmë sikur jemi në kohë normaliteti.

Next Post
Kaosi në Kakavijë, qytetari: Do të derdhej gjak, erdha për të varrosur nënën

Kaosi në Kakavijë, qytetari: Do të derdhej gjak, erdha për të varrosur nënën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi kibernetik ndaj frigoriferëve të supermarketeve, Franca lëshon fletë-arreste ndërkombëtare për 3 iranianë të dyshuar!

Sulmi kibernetik ndaj frigoriferëve të supermarketeve, Franca lëshon fletë-arreste ndërkombëtare për 3 iranianë të dyshuar!

November 11, 2026
Integrimi në BE dhe përfitimet, Shqipëria nis negociatat për Roamingun europian! Zbulohen dokumentet dhe kushtet

Integrimi në BE dhe përfitimet, Shqipëria nis negociatat për Roamingun europian! Zbulohen dokumentet dhe kushtet

November 11, 2026
Hoxha pritet në Budapest nga Zv/kryeministrja Anita Orban: Hungaria, përkrahje të vazhdueshme për progresin e Shqipërisë brenda BE-së!

Hoxha pritet në Budapest nga Zv/kryeministrja Anita Orban: Hungaria, përkrahje të vazhdueshme për progresin e Shqipërisë brenda BE-së!

November 11, 2026
DETAJET/ Shqiptari arrestohet me 93 kg kokainë të fshehura në garazh! Vlera 10 mln euro, pjesë e një rrjeti narkotrafiku! Ja si u diktua

Mafia shqiptare zgjeron pushtetin në Romë, nga trafiku i drogës te pastrimi i parave në biznese! Përgjimet dhe mesazhet e koduara

November 11, 2026
Fluturon në ajër së bashku me valixhen, momenti kur 31-vjeçari egjiptian përplaset nga makina në Sarandë!

Fluturon në ajër së bashku me valixhen, momenti kur 31-vjeçari egjiptian përplaset nga makina në Sarandë!

November 11, 2026
Protesta e ditës së sotme, nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë

Protesta e ditës së sotme, nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë

November 11, 2026
44-vjeçari u vetëdorëzua, gjykata cakton “arrest me burg” për avokatin Radovan Çela

VENDIMI/ Pjesë e grupit të strukturuar kriminal, GJKKO e dënon me 8 vite burg për trafikim narkotikësh Zamir Hoxhën!

November 11, 2026
Ismajli bën dallimin mes dy trajnerëve të Shqipërisë: Sylvinho luante për të mos pësuar, Maran për të sulmuar!

Ismajli bën dallimin mes dy trajnerëve të Shqipërisë: Sylvinho luante për të mos pësuar, Maran për të sulmuar!

November 11, 2026
Tensione në rritje/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi!

Tensione në rritje/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi!

November 11, 2026
Sorensen takohet me Kurtin në Paris: Diskutuam rrugën përpara në dialogun Beograd-Prishtinë!

Sorensen takohet me Kurtin në Paris: Diskutuam rrugën përpara në dialogun Beograd-Prishtinë!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In