• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rivaliteti Gjermani-Francë/ Parisi kërcënon projektin për zhvillimin e avionëve luftarakë

by Java News
27/10/2018 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Franca ka kërcënuar se do të anulojë një projekt franko-gjerman për të zhvilluar një avion luftarak të gjeneratës së ardhshme, nëse Gjermania nuk pranon të lejojë eksportet e pakufizuara të avionëve, madje edhe në vendet e përfshira në konflikte, njoftoi të premten revista Der Spiegel. Revista gjermane, duke cituar një kabllo konfidenciale të dërguar nga ambasadori gjerman në Francë, tha se zyrtarët francezë e bënë të qartë qëndrimin e tyre gjatë një takimi në Paris më 21 shtator.

Deri tani, nuk ka reaguar asnjë nga ministritë e mbrojtjes së dy vendeve, të cilat po merren me bashkërendimin e këtij projekti, por as zyrtarët e përmendur në kabllon konfidenciale.

Projekti u njoftua së pari nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron, në korrik 2017, së bashku me planet për të zhvilluar një tank të ri.

Gjatë takimit të shtatorit, Claire Landais, Sekretari i Përgjithshëm i Francës për Mbrojtjen dhe Sigurinë Kombëtare, tha se eksportet e pakufizuara ishin “një pjesë qendrore e financimit të projektit të përgjithshëm” dhe Franca shihte “garancitë afatgjata për eksportet e ardhshme të pajisjeve, si thelbësore”, citon Spiegel.

“Vetëm kur garancitë e tilla mund të jepen, mund të jepet dritë jeshile politike për miliarda euro në investime”, citohen fjalët që Landais ka thënë.

Javën e kaluar, shefi i mbrojtjes i Airbus, Dirk Hoke paralajmëroi Francën për të kërkuar një pjesë shumë të madhe të programit, duke thënë se mund të shkatërrojë shanset e tij për t’u miratuar nga parlamenti gjerman.

Airbus kishte rënë dakord të lejonte që rivali i tij, Dassault Aviation i Francës, të marrë rolin udhëheqës në zhvillimin e një avioni të ri luftarak, por kjo nuk do të thotë se Franca do të drejtojë projektin e përgjithshëm, i cili do të përfshijë avionë pa pilot dhe armë të tjera, tha Hoke për faqen e internetit franceze, La Tribune.

Dassault Aviation dhe Airbus, partnerët industrialë përkatës për Francën dhe Gjermaninë, nuk preferuan të komentojnë menjëherë për situatën e krijuar

Raporti i Spiegel dhe komentet e Hokes, vënë në pah tensionet e vazhdueshme mbi ndërmarrjen ambicioze nga dy vende me pikëpamje shumë të ndryshme mbi eksportet e armëve.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka ndërprerë dorëzimet e armëve në Arabinë Saudite në shenjë proteste për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi brenda konsullatës saudite në Stamboll më 2 tetor, një vrasje që ajo e ka quajtur “monstruoze”.

Nga ana tjetër, reagimi i Francës ndaj rastit Khashoggi është i moderuar deri më sot, ndërsa Parisi përpiqet të mbajë ndikimin e saj në Riad dhe të mbrojë marrëdhëniet tregtare që përfshijnë energjinë, financat dhe armatimin.

Next Post
Ikja e Xhafajt/PD tregon “versionin”: U largua të heshtë Tahiri?!

Ikja e Xhafajt/PD tregon “versionin”: U largua të heshtë Tahiri?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In