• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ritvan Zykaj, si i kalon ditët në qeli monstra e Selenicës

by Java News
13/09/2018 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një muaj pasi masakroi me automatik tetë të afërmit e tij në fshatin Resulaj të Selenicës, 24-vjeçari Ritvan Zykaj është më i vetmuar se kurrë. Jo vetëm për faktin që është vendosur të qëndrojë vetëm në qelinë e paraburgimit të Vlorës, por edhe sepse pas kryerjes së krimit asnjë prej familjarëve nuk e ka vizituar.

Ai qëndron i vetëm në dhomë dhe e vetmja gjë që bën shumicën e ditës, mban në duar libra të sugjeruara nga psikologët. Nuk dihet nëse i lexon, por një ditë, kur një anëtar i stafit ka hyrë në qeli, ka parë Ritvanin që e mbante librin mbrapsht.

Ritvani ha ushqimin e burgut, sepse autoritetet nuk lejojnë që atij t’i vijnë ushqime nga jashtë për arsye sigurie. Në asnjë moment nuk e ka refuzuar, duke ngrënë gjithë sasinë që i është ofruar dhe pa bërë kurrë ndonjë kërkesë specifike.

Nga ana tjetër as familjarët nuk kanë shfaqur dëshirën për t’i sjellë ushqime shtëpie, siç ndodh me të dënuarit apo të paraburgosurit e tjerë. I vetmi rast kur një i afërm vizitoi 24-vjecarin, ishte kur i dërgoi disa veshje të nevojshme dhe që atëherë askush nuk është interesuar për të.

Sipas burimeve nga paraburgimi i Vlorës, Ritvan Zykaj nuk ka treguar ndonjë pendesë për krimin e kryer. Madje diku është shprehur se do ta vriste sërish në çdo rrethanë, një prej grave që vrau ditën e masakrës.

Teksa pritet të kryhet ekspertimi mendor, Ritvan Zykaj mbahet i izoluar për të siguruar jetën e tij, pasi përvoja ka treguar se të paraburgosurit ose të dënuarit e tjerë mund të ndëshkojnë në mënyrën e tyre një autor krimi, kur ky i fundit ka vrarë fëmijë ose gra. BW

ma.me

Next Post
VIDEO/ Shpata, armë e tufa me para. Ja çfarë u gjet në shtëpitë e ‘të fortëve’ në Nikël

VIDEO/ Shpata, armë e tufa me para. Ja çfarë u gjet në shtëpitë e ‘të fortëve’ në Nikël

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me pistoletë stilolaps me vete, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

Me pistoletë stilolaps me vete, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

March 3, 2026
Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

March 3, 2026
Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

March 3, 2026
Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

March 3, 2026
“Nuk duam të vrasim Trumpin”, Irani u jep garanci me shkrim amerikanëve

Si të mendojmë për luftën e Trump me Iranin

March 3, 2026

Gjyqi ndaj Veliajt, caktohet data e seancës së parë në GJKKO

March 3, 2026
Diaspora pret fletë-votimet, Celibashi: Printimi nisi, brenda 2 javësh shpërndarja

“Partitë nuk deklarojnë financimet, 50% s’marrin pjesë në zgjedhje”, Celibashi rekomandon raportime periodike

March 3, 2026
Silvio Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

Gonzato: Financimi i partive politike, parakusht për procesin e anëtarësimit në BE

March 3, 2026
Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

March 3, 2026
Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In