• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Ritme alarmuese”/ Pas paralajmërimit të OBSH-së, vendet evropiane shpallin kufizime të reja. Izraeli fillon një bllokim të dytë

by Java News
19/09/2020 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendet evropiane njoftuan masa të reja kufizuese për shkak të koronavirusit, një ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se rastet e infektimit kanë filluar të përhapen sërish në mbarë kontinentin evropian me “ritme alarmuese”.

Në Spanjë, ku ka mbi 620 mijë raste, më shumë se në çdo vend tjetër evropian, qeveria rajonale e Madridit urdhëroi vendosjen e masave të ndalim-qarkullimit që nga e hëna në disa prej zonave më të varfëra, pas një rritjeje të ndjeshme të rasteve të atjeshme. Megjithëse do të vendosen masa kufizuese në këto zona, njerëzve do t’u lejohet të shkojnë në punë.

Autoritetet në Nisë të Francës kanë ndaluar mbledhjet e më shumë se 10 personave në hapësirat publike, si dhe kanë shkurtuar oraret e funksionimit të bareve, pasi vendosën kufizime të reja këtë javë për Bordonë dhe Marsejën.

Britania tha se po shqyrton mundësinë e masave të reja izoluese në mbarë vendin pasi pati pothuajse një dyfishim të rasteve më të fundit, 6 mijë në ditë, të konstatuara gjatë javës së fundit. Ministri britanik i Shëndetësisë Matt Hancock tha se një bllokim tjetër duhet të jetë mjeti i fundit, por se qeveria do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të përmbajtur virusin.

Masa të reja izoluese në Izrael

Izraeli fillon një bllokim të dytë të premten për shkak të një kërcimi të shpejtë nga rritja e numrit të rasteve të koronavirusit.

Kufizimet tre-javore vijnë pikërisht ndërsa vendi është bërë gati të fillojë festat hebraike.

Izraelitët lejohen të udhëtojnë jo më shumë se 500 metra nga shtëpitë e tyre. Përjashtim bëjnë ata që blejnë ilaçe, që kërkojnë shërbime mjekësore, “që po ndihmojnë dikë në nevojë”, duke transferuar një të mitur mes prindërve dhe duke marrë “trajtim thelbësor për kafshët”.

Dhe në Iran, një zyrtar i lartë iranian tha se vendi duhet të jetë në gjendje “të kuqe” gatishmërie pasi raportoi 3,049 raste të reja të premten, rritja më e lartë ditore që nga fillimi i qershorit.

“Klasifikimi i ngjyrave nuk ka më kuptim”, tha Zëvendës Ministri i Shëndetësisë Iraj Harirchi në një intervistë me agjensinë e lajmeve Reuters. “Ne nuk kemi më portokalli dhe të verdhë. I gjithë vendi është i kuq”.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Familjare të Indisë tha të premten se 96’424 infeksione të reja dhe më shumë se 1’000 vdekje të lidhura me COVID-in u raportuan në 24 orët e fundit.

Në Amerikën e Veriut, Kanadaja ka vendosur të zgjasë mbylljen e kufirit të saj me Shtetet e Bashkuara për udhëtime jo-thelbësore deri më 21 tetor, pasi ka parë një rritje të infeksioneve në javët e fundit. Ministri kanadez i Sigurisë Publike Bill Blair tha të premten se vendime të tilla do të vazhdojnë të bazohen në këshillat e institucioneve të shëndetit publik për të mbrojtur qytetarët. Mbyllja u njoftua për herë të parë në 18 mars dhe që nga ajo kohë është zgjatur çdo muaj./VOA

g.kosovari

Next Post
“Kemi përpara një dimër të vështirë”/ Paralajmërimi i virologut gjerman: Disa vende të Evropës duhet të…

“Kemi përpara një dimër të vështirë”/ Paralajmërimi i virologut gjerman: Disa vende të Evropës duhet të…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Doli nga burgu me leje, dalin detaje dhe pamje nga ngjarja ku u përfshi Alket Rizai

I dënuar përjetë për krime të rënda, mister mbi 16 lejet e burgut ndaj Alket Rizait në Greqi! Nga arratisjet spektakolare, tek…

September 15, 2026
Zbulohet planeti 23 herë më i madh se Toka, sfidon dhe teoritë për formimin e tyre!

Zbulohet planeti 23 herë më i madh se Toka, sfidon dhe teoritë për formimin e tyre!

September 15, 2026
Sa naftë po kalon nëpër Hormuz? Pse të dhënat nuk përputhen me pretendimet e SHBA-së -

Huthët sulmojnë Arabinë Saudite me raketa dhe dronë, rritet frika për përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e Mesme

September 15, 2026
Tension në Lindjen e Mesme, Emiratet e Bashkuara Arabe rrëzojnë dy dronë të lëshuar nga Irani

Incident pranë territorit të NATO-s, avionët luftarakë rrëzojnë një dron mbi Lituani, dyshohet se ishte rus!

September 15, 2026
Plot me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve Shqiptare

Nga alpet e Thethit, te lashtësia e Linit! Revista franceze jehonë Shqipërisë turistike: Ja 9 mrekullitë që duhet t’i vizitoni të paktën një herë

September 15, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ndër më të shtrenjtat në kontinent! Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, krahasuar me fuqinë blerëse!

September 15, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

Ulen temperaturat, vranësira dhe reshje në zonat malore! Parashikimi i motit për sot, 15 shtator 2026

September 15, 2026
Gjykata e Lartë i jep Trump goditjen para zgjedhjeve të mesmandatit, i bllokon kërkesën për kufizimin e votës me postë!

Gjykata e Lartë i jep Trump goditjen para zgjedhjeve të mesmandatit, i bllokon kërkesën për kufizimin e votës me postë!

September 15, 2026
Policia jep detaje për atentatin në Vlorë! Gjendet një automjet i djegur, dyshohet se…

Fuoristrada e vjedhur në Panaja gjendet e djegur në tunelin e vjetër ushtarak! Policia nis hetimet, mund të jetë përdorur nga ndonjë grup kriminal

September 15, 2026
Fjala e plotë e Veliajt para Gjykatës Administrative: Po më pengohet ushtrimi efektiv i të drejtave që më garanton Kushtetuta dhe mandati i qytetarëve

Kushtetuesja tha se arresti i Erion Veliajt ishte jo proporcional, Gjykata e Lartë shqyrton sot çështjen! I kërkohet që ta arsyetojë masën e sigurisë

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com