Komisioni i Rithemelimit vijon zgjedhjet për kryetarët e degëve ndërsa ditën e sotme do të votohet për kreun e degës së Lushnjes.
Në orën 08:00 është hapur procesi i votimit për tre kandidatët, të cilët janë Eduard Sharka, Kujtim Gina dhe Klement Cela.
Procesi i zgjedhjeve do të mbyllet rreth orës 17:00. Ndërkohë, Rithemelimi nuk do të ndalë procesin e zgjedhjeve për krerët e degëve, ndonëse në platformën e propozuar nga Enkelejd Alibeaj kërkohet që të ndalet çdo proces i riorganizimit të njëanshëm.
/b.h