• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rithemelimi t’i vërë gishtin kokës”/ Paralajmëron deputeti i PD: Së shpejti disa politikanë do kenë fund tragjik

by Java News
04/05/2022 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD Dashnor Sula e ka nisur intervistën e tij në “Radarin Informativ” në Abc me gabimet e PD dhe e ka mbyllur me fundin që sipas tij do të ketë disa aktorë politikë nga maxhoranca.

“2013 dhe 2021 është për të ardhur turp për PD. Do marr 3 momente dramatike të PD që i vunë vulën dështimit të 25 prillit 2021. Duhet të kishim numër të madh votash që të mos kushte manipulim kaq të madh të votuesve nga ana e PS. Nuk mund ti falet PD mospjesëmarrja në reformën territoriale Basha ka përgjegjësinë më të madhe por edhe forumet e tjera. Djegia e mandateve ishte çmenduri. Rama ndryshoi disa herë kushtetutën.  Edhe mospjesëmarrja në zgjedhjet vendore ishte tjetër gabim”, tha Sula në intervistën me gazetaren Juli Xhokaxhi.

I pyetur se përse nuk ka marrë pjesë në Kuvendin e 30 prillit të organizuar nga Komisioni i Rithemelimit të PD që drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, Sula tha se Rithemelimi nuk ka vullnet real për bashkimin e demokratëve.

“Unë i them gjërat aty ku duhet t’i them. S’kam parë vullnet real nga Rithemelimi për të pasur gjithëpërfshirje të demokratëve në bazë. Në Elbasan në 7 bashki, nuk është bërë asnjë zgjedhje në strukturat e PD. Nuk ka pasur përfshirje reale të strukturave të PD. S’ka pasur proces real. Pas 21 marsit mos e përmendni më Bashën.

Kush e përmend Bashën bën gabim të madh. Për mua mund të kenë afeksion më shumë se Bashën por nga pikëpamja tjetër janë korrekte në bindjet e tyre (për grupin që nuk shkoi në Kuvendin e Berishës). Ata që nuk shkuan në Kuvendin e Berishës nuk do  të thotë se janë me Bashën. Rithemelimi t’i vërë gishtin kokës dhe duhet të kuptojë se rruga e njëanshme nuk është rruga e duhur”, tha deputeti i PD.

Në fund deputeti paralajmëroi se në vijim do ketë zhvillime të rëndësishme që sipas tij do të shënojnë fund tragjik për disa aktorë politikë të maxhorancës.

“Do ketë rrjedhje ujë gjatë 2022-2023 deri në 2025, ngjarje që nuk kanë ndodhur në kaq vite në PD. Kjo do sjellë shumë ngjarje dhe ngjarje që do sjellin ndryshime dhe në mendjen e personave që janë drejtues në PD. 2022-2023 janë vite që do ketë filluar ndëshkimi në politikën shqiptare.

Persona të caktuar te maxhoranca do të kenë fund tragjik. Janë kthyer në disa kompjutera që vetëm numërojnë paratë, për ta fundi do jetë tragjik. Drejtues të lartë të maxhorancës do kenë ndëshkime. S’ka vlerë pasuria e kujtdo, se do kenë fund tragjik. Nuk gëzohem si qytetar por si politikan sepse duhet të hiqet vula se politikanët janë të korruptuar”./m.j

Next Post
Zgjerohet “harta”: Një “Albanese”, kryeministri i ardhshëm i Australisë?

Zgjerohet "harta": Një "Albanese", kryeministri i ardhshëm i Australisë?

Comments 1

  1. sali says:
    4 years ago

    Cfare niveli mediokrish keta te PD? Ku i gjeti Saliu keta njeres me nivel intelekti nen mesatar?

    Reply

Leave a Reply to sali Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In