• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rithemelimi, riciklim apo ridënim?

by Mero Baze
05/09/2024 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Shikoj shumë demokratë të zemëruar me listën e drejtuesve politik të 12 qarqeve. E vërteta është se lista është një kompromis politik i Berishës me kundërshtarët e vet. I ka sistemuar të gjithë ata që mund t’i iknin përsëri, nëse nuk u jepte diçka, dhe i ka lënë jashtë liste ata që e di që nuk i ikin dhe sikur t’ua rrjepë lëkurën.

Por natyrisht këta të fundit duken të mërzitur, pasi mendojnë se nuk u shpërblyen për qëndresën e tyre kundër tradhtarëve.

Madje ka të mërzitur për arsye gjeografike, të tjerë për arsye seksi dhe gjinie e deri të Albana që është zhgënjyer që nuk ka marrë postin e 13 në PD.

I gjithë procesi i rithemelimit tani ngjan sikur përfundoi në një riciklim të të gjithë armiqve të rithemelimit.

Por nuk është tamam ashtu.

Për të kënaqur armiqtë e rithemelimit, Berisha ka shpikur drejtuesit politik të qarqeve, por për t’i ndëshkuar ata, ka shpikur “primaret”. Ato do t’u bëjnë gjyqin popullor gjithë armiqve që ka “falur” dhe vet Berisha.

Ndaj mos u mërzisni kot, pse në këtë qark është drejtues filani që ka sharë Berishën apo në këtë qarkun tjetër është filani që s’ka lënë gjë pa thënë.

Ata do t’i gjykojë populli para zgjedhjeve dhe rezultati do shpallet kur ata të mos kenë ku të shkojnë më.

Natyrisht nuk do mbeten jashtë liste, por jo në krye. Një shuplak do ta marrin.

Sidoqoftë kanë kohë nga tani deri në zgjedhje të tregojnë që kanë reflektuar ndaj Berishës dhe duke sistemuar axhendën, ku pikë e parë të jetë lirimi i Sali Berishës dhe pikë e dytë fajësimi për humbjen në zgjedhje të Edi Ramës.

Pra kjo vala e zemërimit nuk është shumë e justifikuar. Berisha nuk i ka tradhtuar të vetët. Vetëm sa u ka kujtuar se ata duhet ta marrin vet hakun jo me dorën e atij. Atij i duhen të gjithë për t’u dukur kryetar. Ata demokratët e thjeshtë pastaj le të vendosin vet kush duhet të jetë kandidat i tyre.

Rithemelimi, vërtet ngjan si riciklim, por në fakt është ridënim. Nuk do shpëtojnë aq lehtë!

Next Post
Ministri Hoxha “tërmet” ndryshimesh në Policinë e Shtetit dhe drejtori varësie në MB, zbulohen detajet

Ministri Hoxha “tërmet” ndryshimesh në Policinë e Shtetit dhe drejtori varësie në MB, zbulohen detajet

Comments 2

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Dikur, dikur, ne shqiptaret, nga fukaralleku, merrnim kostumet e vjetra të baballarëve, dhe i këthenim tek rrobaqepesi, duke sajuar një kostum “të ri” për vehten tonë.
    Të njejtën gjë, po bën Sali Berisha, me gjithë surrat rrotullhanet e tijë në PD., duke i trajtuar si kostume të këthyera, por përseri, janë si “mësalla me dy faqe”, që po ti lexosh, lexohen “MUT”, po ti këthesh prapsht, lexohen “TUM”, por erë bien njesoj, erë muti.

    Reply
  2. PRoShi says:
    1 year ago

    Derman nuk ke Meto vëllai?!
    Po ju qëndron si ajo shqipja një tufe hjenash të plagosur gati për ti çukitur. Ata janë të gjithë të vrarë o i gjorë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jam i pafajshëm”, Thaçi në Hagë: Isha student kur iu bashkova luftës, fund mund t’i jepte vetëm NATO

“Jam i pafajshëm”, Thaçi në Hagë: Isha student kur iu bashkova luftës, fund mund t’i jepte vetëm NATO

February 18, 2026
Vatikani refuzon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes: Krizat duhet të menaxhohen nga OKB

Vatikani refuzon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes: Krizat duhet të menaxhohen nga OKB

February 18, 2026
Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Projektligji për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, Begaj: Është kompetencë e Kuvendit

February 18, 2026
PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

Berisha: Rama po sillet si lopë e çmendur, kërkon të korruptojë gjykatësit kushtetues

February 18, 2026
Mbreti i Panairit

Miting Funeral

February 18, 2026
Komiteti i Punëve të Jashtme të PE vizitë në Tiranë, McAllister: Protestat e dhunshme s’kanë vend në demokraci

Komiteti i Punëve të Jashtme të PE vizitë në Tiranë, McAllister: Protestat e dhunshme s’kanë vend në demokraci

February 18, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 19 Shkurt 2026

February 18, 2026
“Ka dakordësi, por jo marrëveshje”, hija e luftës mbetet e varur mbi Iranin, Hormuzi u mbyll për disa orë

“Ka dakordësi, por jo marrëveshje”, hija e luftës mbetet e varur mbi Iranin, Hormuzi u mbyll për disa orë

February 18, 2026
Delegacioni i Komisionit të Jashtëm të PE vizitë në Kuvend, Peleshi: Anëtarësimi në BE, prioritet kombëtar

Delegacioni i Komisionit të Jashtëm të PE vizitë në Kuvend, Peleshi: Anëtarësimi në BE, prioritet kombëtar

February 18, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Tashmë trajtimi i arrestit me burg nuk mjafton

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In