• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Rithemelimi’ në proteste?! Rama në interpelancë të enjten i thirrur nga Alibeaj, Berisha i përjashtuar 10 ditë. Deputetët s’kanë…!

by Java News
31/01/2023 19:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Diten e enjte sipas kalendarit te Kuvendit, do te kete nje interpelance urgjente me Kryeministrin z. Edi Rama nga nje grup deputetesh te Partise Demokratike, te kryesuar nga Enkelejd Alibeaj, per te dhene shpjegime ne lidhje me takimin me zyrtarin e larte te FBI Charles McGonigal.

Nderkohe qe per shkak te bllokimit te foltores ne seancen plenare te kaluar, jane përjashtuar me 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamenare, deputetët Sali Berisha, Belind Këlliçi, Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Edi Paloka.

Vendimi 3 me 2 për të përjashtuar deputetët, u mor në Sekretariatin për Procedurat, Votimet dhe Etikën në Kuvend.

Kërkesa për përjashtimin e deputetëve të Partisë Demokratike erdhi nga maxhoranca socialiste në lidhje me bllokimin e foltores dhe kaosin e shkaktuar gjatë seancës plenare të së enjtes.

Pra Berisha nuk do te jete ne seancen parlamentare te dites se enjte ne interpelancen e kerkuar nga Alibeaj, perballe Rames, ndonese ka nje jave qe nuk pushon se akuzuari per takimin me zyrtarin e larte te FBI-se.

Por Berisha me sa duket nuk do te qendroje pa bere zhurme, pasi ne mbledhjen e kryesise te thirrur te pakten zyrtarisht per organizimin e protestavem po planifikon nje te tille te vogel perballe hyrjes se Parlamentit, per ta perdorur si ‘test’ per protesten e ‘madhe’ qe shpreson te organizoje bashke me Meten.

Nuk eshte bere e ditur nese deputetet e “Rithemelimit” do te jene ne seancen e dites se enjte pa Berishen e perjashtuar dhe disa deputete te tjere te ketij grupimi brenda PD./m.j

Next Post
“The making of Albanians”

Sa herë Kosova gjendet në vështirësi, Tirana është në tollovi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com