• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rithemelimi/ Kuvendi shpall vakancën për anëtar të Gjykatës Kushtetuese

by Java News
24/12/2018 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas shkarkimit të Bashkim Dedes, Kuvendi ka nisur procedurat për të plotësuar vakancën për anëtar të Gjykatës Kushtetuese të lënë bosh. Në njoftimin zyrtar të Kuvendit thuhet se Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që përmbush këto kushte:

1-të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

2-të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë;

3-të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit;

4-të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale;

5-të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

6-të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij, sipas ligjit.

Kandidati që përmbush kushtet e parashikuara më sipër, duhet të plotësojë edhe këto kritere:

1-të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i  së drejtës, jurist i nivelit të lartë në administratën publike;

2-të ketë një veprimtari të njohur në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose sfera të tjera të së drejtës;

3-të jetë vlerësuar për aftësitë profesionale dhe integritetin etik e moral.

Plotësimi i kritereve të mësipërme vlerësohet në bazë të vjetërsisë në profesion, përvojës së veçantë të kandidatit në një fushë të caktuar të së drejtës, ose këshilltar ligjor i Gjykatës Kushtetuese a Gjykatës së Lartë, kualifikimeve pasuniversitare dhe trajnimeve në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në një fushë tjetër të së drejtës, treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt shkencorë në fushën juridike, ecurisë gjatë kryerjes së arsimit të lartë juridik, me një mesatare notash jo më pak se 8 ose të barasvlershme me të, nëse arsimi i lartë është përfunduar jashtë vendit ose vlerësimit përfundimtar në Shkollën e Magjistraturës; informacioneve të marra nga institucione të tjera publike.

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

Kërkesën për shprehjen e interesit për të kandiduar për vendin vakant;

Jetëshkrimin, me të dhënat e plota të kontaktit (numër telefoni/e-mail);

Fotokopje të kartës së identitetit;

Dokumentacionin shoqërues nëpërmjet të cilit vërtetohet përmbushja e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 7/a të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. 

Formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Formulari i vetëdeklarimit gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi.

Formularin e aplikimit të plotësuar “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29, të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e Ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.  Formulari gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi.

Kërkesa për shprehjen e interesit, e shoqëruar me dokumentacionin e mësipërm, duhet të paraqitet brenda datës 23 janar 2019 në zyrën e protokollit të Kuvendit, ose me postë në adresën:

Kuvendi i Shqipërisë, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 4, Tiranë,

Lista e kandidatëve do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të Kuvendit të Shqipërisë, dhe bashkë me dokumentacionin përkatës për secilin kandidat do t’i përcillet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Formular aplikimi për informim përpara emërimit apo zgjedhjes në poste të larta

Formular vetëdeklarimi sipas ligjit nr.138-2015.

a.meta

Next Post
Gjonaj inspekton burgun e Peqinit: Janë 100 punonjës me rekorde kriminale

Gjonaj me të dënuarat e IEPV 'Ali Demi': Amnistia, apel opozitës ta votojë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Agjencia e klimës së BE-së: Vrima e ozonit në Antarktidë zgjerohet mbi mesataren

Agjencia e klimës së BE-së: Vrima e ozonit në Antarktidë zgjerohet mbi mesataren

September 16, 2026
“Thaçi është peng i Hagës”, Grenell: SHBA nuk do të pranojë shkëmbim të territoreve!

“Dënimi i Thaçit, skandaloz”/ Grenell sulmon Hagën: Amerikanët po paguajnë për këto ndjekje politike! Kurti të veprojë…

September 16, 2026
Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e re të ftohtë në kufinjtë mes tyre

Çfarë u provua dhe çfarë jo? Surroi: 9 pika për të kuptuar vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

September 16, 2026
Si shpëtoi Ante Gotovina nga dënimi i Hagës? Zagrebi u angazhua për ta shpallur të pafajshëm në Apel

Si shpëtoi Ante Gotovina nga dënimi i Hagës? Zagrebi u angazhua për ta shpallur të pafajshëm në Apel

September 16, 2026
Gëzon Beogradi! Daçiç: Aktgjykimi konfirmon pretendimet tona për UÇK-në

Gëzon Beogradi! Daçiç: Aktgjykimi konfirmon pretendimet tona për UÇK-në

September 16, 2026
Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

VIDEO / Rama: Njësitë e mëdha administrative, mundësi për akses në fondet e BE-së

September 16, 2026
Nuk besoj se ka shqiptarë që nuk proteston e nuk do të protestonte për UÇK!

Një gjyq kundër kombit shqiptar

September 16, 2026
Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

Lotët pas dënimit të UÇK ishin si fjalë në varrim

September 16, 2026
Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

Gjykata e Lartë kundër projektligjit për pagat e magjistratëve: Kuvendi të mos e votojë!

September 16, 2026
“Vetëm bashkimi e shpëton kombin”, protestuesi me lot në sy: Vendimi i Speciales i padrejtë, dënon luftën çlirimtare!

“Vetëm bashkimi e shpëton kombin”, protestuesi me lot në sy: Vendimi i Speciales i padrejtë, dënon luftën çlirimtare!

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com