• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rithemelimi i PD dhe kultura e festimit të humbjeve si fitore!

by Alfred Peza
17/07/2021 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Alfred Peza

Kultura e festimit të humbjes më epike, si fitoren më triumfuese, është shumë e vjetër në këtë rajon mitesh të rreme. Ky skenar me regji “hi tech” për ta riluajtur këtë histori ballkanike, edhe në Kuvendin Kombëtar të radhës të PD, për fatin e mirë të opozitarëve tanë dështoi. Po të mos ishte bërë propozimi i Mark Markut për rithemelimin e PD, e sigurtë është se festa e shtirur për ta shitur humbjen si fitore, do të ishte e fundit për demokratët.

Për shkak se humbja e PD dhe opozitës në zgjedhjet e 25 prillit ishte e përmasave historike, edhe ajo që u rrek të luhej në skenën e Pallatit të Kongreseve, ishte një farsë me përmasa proporcionale. Fjalimi i Lulzim  Bashës u bë lokomotiva që diktoi jo vetëm ritmin, por edhe destinacionin e gjithkujt që do të ngjitej në podium pas tij, përmes artit të të thënit të së njëjtës gjë me fjalë të tjera.

Diskursi i tij politik, gjuha e trupit, xhestikulacionet, veshja, krehja dhe buzëqeshja e shtirur si e një fitimtari të përjetshëm, gati u duk se po ia dilnin ta mbulonin me shoshën e truqeve propogandistike, katastrofën e tij të fundit prej humbësi permanent. “Ta shohësh dështimin si fitore”, ishte diçitura që Lulzim Basha i vuri rezultatit të Edi Ramës, tani që Kryeministri po bëhet gati që të shpalli pas pak javësh listën e qeverisë së tij të tretë radhazi që nga 2013.

Kaq mjafton për të kuptuar, se Lulzim Basha kërkon që shqiptarët ta shohin atë si fitues megjithëse do të qëndrojë për 12 vite me radhë në opozitë, ndërsa kundërshtarin e tij si humbës, megjithëse ai do të vijojë të qeverisë pa u ndalur deri më 2025. E kur i zoti i punëve opozitare, e lexon për së prapthi verdiktin që sovrani i dha me votë, përse të mos bëjnë të njëjtën gjë të gjithë të tjerët poshtë tij që kanë hyrë tashmë në një garë të paparë se kush e kush ta thotë në ndryshe të njëjtën gjë?!

Folësit që u ngritën pas Kryetarit të PD, filluan të këndonin në iso, sesi Edi Rama kishte humbur në zgjedhje. Sesi socialistët kishin pësuar disfatën e tyre më të madhe elektorale të 30 viteve të fundit. Sesi lidershipi i tyre megjithëse i dhier, duhej të ishte më krenarë se kurrë më parë, në historinë e PD-së. Sesi ia kishin dalë të gjithë që të fitonin atje ku kishin humbur dhe kësisoj të vijonin e të vijonin që të qëndronin sërisht të patundur në opozitë!

Nëse ndonjë UFO do të kishte zbritur ato orë, për ta ndjekur të gjithë atë shfaqje mbi atë sallë, do ti kishte zili ata 7 000 delegatë (siç u tha zyrtarisht) në atë sallë që zë vetëm… 2300 veta(?!) E me siguri, do të mendonte se demokracia pluraliste që paskërkëshin zgjedhur shqiptarët për të jetuar, qenka një sistem politik allasoj ku ai që del në minorancë quhet mazhorancë dhe ai që fiton, quhet një humbës i madh si Edi Rama!

Është shfaja tragjike që luhet në skenën e teatrit Ballkanin prej 630 vjetësh me radhë, qëshkurse serbët e festojnë si fitore të tyre, humbjen që pësoi koalicioni i përbashkët antiosman në betejën e Fushës Kosovës në vitin 1389. Kur nuk mësuan dot nga historia, ajo iu përsërit serbëve plot 6 shekuj më vonë, atëherë kur Sllobodan Millosheviçi e festoi me triumfalizëm humbjen në vitin 1989. Derisa 10 vjet pas kësaj, më 1999, ushtria e tij pësoi disfatën më të rëndë që çoi në shpërbërjen përfundimtare të ish- Jugosllavisë dhe rrëzimin e tij përgjithmonë nga pushteti.

Miniatura e shëmtuar e kësaj historie u pa të ringjallej në një version komik, ku pjesë e shfaqjes u bë edhe pritja triumfale që iu rezervua Sali Berishës në sallë, pasi është shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit për “akte korrupsioni që minojnë demokracinë”. Mark Marku i vuri notën e merituar kësaj farse qesharake, kur ia tha sy më sy të vërtetën e hidhur por shëruese për një parti politike. Shembulli që ai përmendi, se Gaz Bardhi shpalli fitoren e tij në Elbasan pasi të gjithë e dinë që ai ka humbur, ishte edhe diçitura më e goditur e asaj fotografie të rrejshme.

E vërteta është një dhe vetëm një. E atë kishte guximin intelektual, kthjelltësinë politike dhe shqetësimin qytetar vetëm Mark Marku për ta thënë me zë të lartë, duke i bërë radiografinë e saktë situatës reale ku ndodhet PD dhe opozita shqiptare sot. Vetëm rithemelimi i PD dhe i vlerave të saj, mund ta çojnë atë drejt fitoreve reale nesër, për ta rikthyer realisht në pushtet. Ndryshe, asaj do i duhet që me Lulzim Basën në krye, të vijojnë të festojnë përjetësisht si edhe deri më sot, të gjitha humbjet si fitore!

Next Post
Probleme për mbrojtësin e Kombëtares/ Spezia kthehet në vatër të COVID-19, Ismajli rrezikon

Probleme për mbrojtësin e Kombëtares/ Spezia kthehet në vatër të COVID-19, Ismajli rrezikon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

April 4, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

April 4, 2026
I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

April 4, 2026
EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In