• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rithemelimi i Berishës bashkon votat me socialistët, pak para nisjes së protestës për “rrëzimin e Ramës”

by Java News
20/02/2024 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Parlamentar i Ligjeve votoi të martën ligjin për Amnistinë Penale duke amenduar draftin fillestar të qeverisë që përjashtonte nga ulja e dënimit të gjithë zyrtarët publikë të dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas një amendamenti të minutës së fundit, i cili u dakordësua nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, edhe zyrtarët e dënuar nga GJKKO mund të përfitojnë ulje dënimi nga 1 deri në 1.5 vite.

Amendamenti u dorëzua në Komisionin e Ligjeve nga deputeti demokrat, Bledjon Nallbati, pjesë e grupimit të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, i njohur si Rithemelimi. Ai shfuqizon gërmën c të nenit 5, pika 2,  që përjashtonte nga kriteret e përfitimit të amnistisë së uljes së dënimit; “personat e dënuar, akuzat penale ndaj të cilëve janë gjykuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sipas përcaktimeve të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale”.

Pavarësisht se amendamenti i Nallbatit binte ndesh me variantin e qeverisë, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja e mbështeti atë.
“Kemi thënë nuk do të përfitojnë personat e dënuar për vepra penale dhe akuzat e GJKKO, por ne i japim të drejtë një personi që mund të jetë dënuar për vrasje dhe ia mohojmë këtë të drejtë një personi që mund të jetë dënuar për një vepër krejtësisht të lehtë nga Gjykata e Posaçme,” tha Manja në komision, duke shtuar se “sugjerimi është në përputhje me qëllimet e ligjit”.

Deputeti demokrat, Bledjon Nallbati nuk ishte i pranishëm në mbledhjen online dhe nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi. BIRN nuk mori gjithashtu përgjigje nga kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi nëse amendamenti i dorëzuar nga Nallbati mbështetej prej tyre.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja mohoi përmes një mesazhi telefonik që qeveria të kishte ndryshuar qëndrim për amnistimin e zyrtarëve publikë të dënuar për vepra penale të korrupsionit apo shpërdorimit të detyrës.

“Amendamenti i Nallbatit u pranua pasi siguronte parimin e barazisë para ligjit,” tha Manja.

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj nga grupimi i drejtuar nga Lulzim Basha i bëri një interpretim tjetër pranimit që mazhoranca i bëri amendamentit të Nallbatit.

“Deputetët sjellin një amendament duke pasur në mendje personin që do të përfitojë,” tha Alibeaj, ndërsa shtoi se mazhoranca po bënte “peshkim votash” për të siguruar 84 votat e nevojshme për të miratuar Amnistinë Penale në parlament.

“Miratimin e një ligji me shumicë të cilësuar me peshkim votash individuale në Parlament unë nuk ua këshilloj, nuk është në të mirën e legjitimitetit të një akti,” tha Alibeaj, ndërsa kërkoi më shumë kohë për analizën e amendimeve të fundit.

Por ministri Manja iu kundërpërgjigj se kishte pasur kohën e mjaftueshme për t’u diskutuar ky ligj, i ardhur në Kuvend që para 3 muajsh. “Është çështje qasje e vullneti, do ta japësh votën për këtë kategori përfituese, po ose jo. Të tjera janë artifica politike, pasi ky ligj do 84 vota për të kaluar në seancë,” tha Manja.

Në komision u votuan dhe amendime të tjera duke rritur kategorinë e përfituesve nga Amnistia Penale. Socialistët pranuan dhe amendamentin e deputetit demokrat, Enkelejd Alibeaj për faljen e dënimit për persona që kanë marrë pjesë në në protestat anti-qeveritare, por duke rrëzuar limitin kohor të propozuar deri në 2020 dhe duke e çuar atë deri në janar 2024.

Sipas Manjës, nëse ky ligj kalon në seancë plenare përfitojnë 700 persona të dënuar dhe 2500 persona në shërbim prove, ndërsa ulje dënimi mund të përfitojnë nga 1200 deri në 1600 të dënuar.

Amnistia Penale pritet të futet për votim në seancën plenare të së enjtes, ku pavarësisht situatës së tensionuar politike, mazhoranca shpreson që të marrë vota edhe nga radhët e opozitës për të plotësuar 84 votat. (BIRN)

Next Post
Nënkryetari i Foltores: Ta luftojmë këtë regjim me pasionin e Berishës, të shembim dyert e kryeministrisë…!

Nënkryetari i Foltores: Ta luftojmë këtë regjim me pasionin e Berishës, të shembim dyert e kryeministrisë...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

April 13, 2026
Këtë herë nuk ka fushatë elektorale, por fushatë për mbijetesë të sistemit

Zekthi: Ndryshimi i Kushtetutës dhe asgjësimi i gjykatave, skema e Orban që çoi në cenimin e demokracisë në Hungari

April 13, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

“Pse ra Orban pas 16 vitesh?”, Robelli: Qytetarët u lodhën nga korrupsioni galopant dhe opozita u bashkua

April 13, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Pse festuan Trampistat në Shqipëri per humbjen në Hungari?

April 13, 2026
Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

April 13, 2026
Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In