• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rithemelimi i 8 Dhjetorit, sipas “Foltores”

by Mero Baze
08/12/2022 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Lajmi i parë që dëgjova sot ishte se Forumi Rinor i “Foltores” kishte mbajtur një minutë zi për Sokol Olldashin. S’di pse zgjodhën 8 Dhjetorin për ta rehabilituar Sokol Olldashin, se mund të kishin zgjedhur plot data që kanë të bëjnë me kontributin e tij në PD, por kjo nuk ka shumë rëndësi. E kujtuan edhe Azem Hajdarin bashkë me të.
Mjafton të shikosh vetëm 8 vitet e fundit se si ka qenë kurba e respektit për këta dy politikanë që mungojnë fizkisht prej vitesh për të kuptuar se çdo të thotë të biesh në dorë të Sali Berishës edhe si i vdekur.

Pas vdekjes Sokol Olldashi thuajse u deklasua si figurë politike në PD, dhe vet Sali Berisha udhëhoqi linçimin e atyre që filluan të identifikoheshin me të. Ai nuk u përmend kurrë si pjesë e historisë së PD, dhe as u bë ndonjë gjest nderimi për të qoftë dhe formalisht. Madje shumë njerëz të Berishës kanë qenë në vijë të parë për të denigruar dhe vdekjen e tij.

I vetmi moment “dhembshurie” për Sokol Olldashin, u shfaq kur “besëpreri” Lulzim Basha, përjashtoi Sali Berishën nga Grupi parlamentar i PD, pasi u dizajnua nga SHBA si minues i demokracisë dhe i akuzuar për korrupsion madhor familjarisht.

Në fushatën kundër Lulzim Bashës, Sali Berishës i duhej të ringjallte Sokol Olldashin, të cilin politikisht e kishte varrosur me duart e veta dhe kishte demonstruar dhe urrejtje pas vdekjes së tij fizike.
Brenda vitit ai filloi të thoshte broçkulla se pse humbi Olldashi e fitoi Basha më 2013, dhe më tej akoma ta konsideronte këtë një tragjedi të madhe për PD.

Pak a shumë e njëjta diagram sjellje si me Azem Hajdarin, të cilin nga armik të përbertuar dhe të përjashtuar nga PD si “bashkëpunëtorë sigurimi” dhe armik i PD, sipas nevojave në vitet në vazhdim herë e nderonte, herë e harronte. Akoma më dramatike u bë situata pas vitit 2019, kur e bija e Azem Hajdarit refuzoi të dorëzonte mandatin, duke ndërhyrë në familjen e tij dhe duke ndarë vëllain nga motra, pro dhe kundër tij. Si Enver Hoxha.
Azem Hajdari i vdekur natyrisht nuk kishte fuqi ta ndalte këtë poshtërim të jetës së tij nga një varrmihës si Sali Berisha.

Filozofia e tij për të përdorur të vdekurit dhe pasardhësit e tyre, e bën atë babin e nekropolitikës në Shqipëri . Rithemelimi i PD prej tij, me sa duket ka lindur nevojën të rithemelojë gjithçka, edhe 8 Dhjetorin edhe Azem Hajdarin edhe Sokol Oldashin…

Në ditë të tilla si 8 Dhjetori, kjo gjë dhemb dhe më shumë, pasi përdor vëmendjen ndaj një dite që shënon lindjen e demokracisë, për të vulosur gënjeshtrat e tij në këtë histori. Natyrisht Sokol Olldashi meriton të respektohet nga PD dhe Forumi Rinor, por meriton të respektohet për punën e tij dhe jetën e tij dhe jo për hallet e Sali Berishës. Për hallet e Sali Berishës mund të rishkruhen apo përshtaten libra, ose të deformohet historia përkohësisht, por jo të përdoren të vdekur të cilët janë poshtëruar prej ti për së gjalli.

Tani ata nuk kanë fuqi të mbrojnë vetveten nga Sali Berisha siç mund ta bënin po të ishin gjallë. Ndaj këta që po i keqpërdorin duhet të dinë se ka plot të vdekur si ata të dy, që janë gjallë politikisht dhe plot të gjallë si Sali Berisha që kanë nevojë për të vdekur të tillë për tu ringjallur.

Next Post
Kur të rreh edhe budallai i lagjes dhe…‘thyerja në mes’ e ortakut ‘marsian’

Meta apo Berisha 'non grata' kryeministër nëse fitoni? Kreu i PL 'modest': Unë pranoj çdo lloj pozicioni

Comments 1

  1. R.H.Byberaj says:
    3 years ago

    Kur janë të vdekur, kundershtaret e tijë politikë, Sali Berisha, i do, dhe i do shumë….
    Për Sali Berishën, çdo gjë QË ËSHTË E VDEKUR – DUHET shumë.
    Edhe Shqipërinë e do të vdekur.
    Edhe Shqipëtarët i do të vdekur.
    Sali Berisha është dashnor vdekjes.
    Sali Berisha është doktor mortja.
    Sali Berisha është vdekja.
    Kur të vdesë njeri, tash e prapa, duhet të themi jo vdiq, por filani SALIBERISH, pra sinonim modern i fjalës mortje, i fjalës vdekje.
    Sali Berisha barazim VDEKJE….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

April 8, 2026
Armëpushimi/ Sanchez: Nuk duartrokas ata që i vënë flakën botës dhe pastaj shfaqen me një kovë me ujë

Armëpushimi/ Sanchez: Nuk duartrokas ata që i vënë flakën botës dhe pastaj shfaqen me një kovë me ujë

April 8, 2026
Zbardhet motivi i konfliktit në Tiranë, borxhi prej 100 eurosh çoi në tentativë vrasjeje

Zbardhet motivi i konfliktit në Tiranë, borxhi prej 100 eurosh çoi në tentativë vrasjeje

April 8, 2026
Rama në Spitalin Rajonal të Lezhës: Do të rrisim pagat dhe do të përmirësojmë kushtet për mjekët

Rama në Spitalin Rajonal të Lezhës: Do të rrisim pagat dhe do të përmirësojmë kushtet për mjekët

April 8, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

EMRI/ Tentoi të vriste me armë zjarri 38-vjeçarin në mes të lokalit, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

April 8, 2026
Kujtesë për Bordin e Transparencës/ Nafta në tregjet globale bie pas armëpushimit SHBA-Iran!

Kujtesë për Bordin e Transparencës/ Nafta në tregjet globale bie pas armëpushimit SHBA-Iran!

April 8, 2026
EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

April 8, 2026
“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

April 8, 2026
BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

April 8, 2026
Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In