• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Rithemelimi’ akuzoi se diplomatja e emëruar në Turqi është gruaja e një trafikanti droge, MEPJ: Ishte në proces verifikimi, është tërhequr për…!

by Java News
13/04/2023 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Jashtme ka hedhur poshtë akuzat e opozitës në lidhje me emërimin e Juna Harkës si Sekretare të Dytë në Konsullatën shqiptare në Stamboll, sipas të cilës thuhej se ishte e martuar me kreun e një bande droge. Sipas ministrisë së Jashtme Juna Harka me dokumente zyrtare rezulton se pamartuar. Më tej ministria sqaron se ajo është emëruar, por nuk ka marrë zyrtarisht detyrën, pasi gjatë kësaj periudhe ka qenë në proces verifikimi, në përputhje me ligjin. Ndërkohë që gjatë këtij procesi verifikimi, Harka ka kërkuar që të tërhiqet për arsye personale.

‘MEPJ garanton qytetarët e Republikës së Shqipërisë që do të vijojë të zbatojë ligjin. Nisur nga akuzat e bëra sot në drejtim të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme mbi emërimin e shtetases Juna Harka, sqarojmë se emërimi është bërë bazuar në ligjin nr 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, neni 31, pika 3, që parashikon emërimin për nevoja të veçanta diplomatike të ekspertëve jashtë shërbimit të jashtëm, të cilët zotërojnë njohuri dhe ekspertizë, sipas specifikave të pozicionit të emërimit.

Për dijeni të opinionit publik, në jetëshkrimin e paraqitur pranë MEPJ rezulton se shtetasja në fjalë plotëson të gjitha kushtet. Ajo ka përfunduar studimet e larta jashtë vendit për marrëdhënie ndërkombëtare, zotëron tre mastera dhe ka një përvojë të gjerë në mësimdhënie, gazetari dhe botën akademike. Për më tepër znj. Harka, e cila është lindur e rritur në familje diplomatësh zotëron shkëlqyer katër gjuhë të huaja, ndër të cilat gjuhën turke.

Bazuar mbi këto kritere e cilësi është bërë fillimisht emërimi i saj në Konsullatën e Përgjithshme të RSH në Stamboll. Në kuadër të transparencës dëshirojmë të nënvizojmë faktin se në dokumentat zyrtarë (çertifikatë familjare) znj. Harka rezulton e pamartuar.

Pas emërimit, ajo nuk e ka marrë detyrën, pasi gjatë kësaj periudhe ka qenë në proces verifikimi, në përputhje me ligjin. Informojmë se gjatë këtij procesi verifikimi,  znj. Harka i ka kërkuar Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në MEPJ të tërhiqet, për arsye personale.

Edhe njëherë konfirmojmë se shtetësja Juna Harka nuk ka shërbyer asnjë ditë në Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, nuk ka pasaportë diplomatike dhe nuk ka gëzuar për asnjë moment imunitetet dhe privilegjet që të jep statusi i diplomatit. Rrjedhimisht nuk ka patur asnjë komunikim me autoritetet turke për këtë emërim.

Faktet e mësipërme dëshmojnë se gjithçka që i është servirur sot opinionit publik vetëm për arsye politike janë akuza të pabaza dhe  keqinformim. MEPJ garanton qytetarët e Republikës së Shqipërisë që do të vijojë të zbatojë ligjin.’- thotë MEPJ./m.j

Next Post
“Jemi të lodhur…!”/ Deputeti Korreshi zbulon planin e demokratëve: Nuk do pyesin më për Berishën!

“Dezertimi” i kandidatëve të PD të zgjedhur prej tij, Alibeaj: Është kohë sakrificash. Kanë presion nga...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

April 7, 2026
7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

April 7, 2026
Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

April 7, 2026
Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

April 7, 2026
Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

April 7, 2026
Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

April 7, 2026
Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

April 7, 2026
Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

April 7, 2026
Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

April 7, 2026
Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In