Para performancave të nxehta me Chris Brown, këngëtarja shqiptare Rita Ora është parë në një darkë me ish anëtarin e grupit “One Direction”.
Më pas Ora dhe Brown u panë së bashku në një performancë shumë provokuese në show-un e njohur të Jimmy Kimmel.
Menjëherë pas paraqitjes në këtë show, fansat e të dyja palëve filluan të supozonin për një lidhje të mundshme mes tyre, ndoshta diçka më shumë se thjesht kolegë. Të dy janë akoma të heshtur për të pohuar ose mohuar një gjë të tillë.
Disa ditë më parë ishin përhapur edhe thashetheme nëse ka diçka mes Orës dhe Zayn Malik. Por shumë shpejt pas titujve bombastikë për këtë në mediat rozë, këngëtarja reagoi duke thënë se kjo nuk ka shanse të ndodhë.
“Zayn është shumë i bukur, por kjo nuk mund të ndodhë. Ne punojmë së bashku në një ekip. Ai është një djalë i mrekullueshëm” tha ajo në një intervistë në radio, transmeton Klan Kosova.
Ndërkohë Zayn ka qëndruar i heshtur.









