Këngëtarja e famshme kosovaro-britanike , Rita Ora ka folur për krenarinë që ndjenë duke qenë nga Kosova.
Pak pasi mori çmimin e ambasadores për Kosovën, Ora ka folur për Channel 4. “Unë jam Kosovë. Është në gjakun tim, në lëkurën time”, ka thënë Rita.
Ajo tha se do të provojë që me këtë çmim ta përfaqësojë sa më mirë Kosovën që ajo të marrë më shumë vëmendje ndërkombëtare.
“Tani si ambasadore kam shumë përgjegjësi dhe do të kujdesem që t’i tregoj botës kush është Kosova, kush jemi ne”, ka thënë Rita.
Gjatë intervistës, Rita, ka rrëfyer për të kaluarën dhe se babait i ka ardhur thirrja për ushtri, por ai nuk kishte dashur të shkonte.
“Atij i erdhi thirrja për ushtri, por nuk dëshironte të shkonte dhe vendosi që të shpëtonte fëmijët e tij”, ka rrëfyer Rita që pas saj kishte edhe flamurin e Kosovës. Jam shumë krenare me atë që zgjodhi ai.
Shikojeni intervistën e saj për Channel 4.