Këngëtarja shqiptare Rita Ora e ka pranuar edhe vetë se vuan nga një shqetësim problematik. Ajo ka bërë me dije në një intervistë se vuan nga krizat e thella të ankthit, ndërsa ka bërë me dije se ka nisur edhe seancat me një terapist për kurimin e problemit.
“Vuaj nga ankthi dhe kam frikë të pranoj që kam qenë në terapi. Edhe kohët e fundit flas me një specialist një herë në javë”, shprehet këngëtarja.
Siç shkruan “Mirror”, krizat e ankthit i kanë lindur këngëtares qysh në fëmijëri, nga frika që kishte prej vdekjes. Së fundmi ajo është fotografuar rrugëve të New York e veshur me pantallona ushtarake dhe kanotiere të bardhë, në formë më se të mirë.