Rita Ora është përfolur vazhdimisht për shoqërimin me meshkuj të ndryshëm. Këngëtarja shqiptare është fotografuar me dizajnerin e famshëm, Vas Morgan, transmeton telegrafi. Ndryshe nga pamjet e fundit kësaj radhe Rita u shfaq dorë-për-dore me dizajnerin duke bërë që të aludohet për një lidhje të mundshme mes tyre. Takimi nuk mund të quhet i rastësishëm pasi dyshja kishin kombinuar edhe veshjen.