Në ndeshjen bamirëse të organizuar nga UNICEF, në fushë ka zbritur edhe Rita Ora, normalisht jo për të luajtur.
Këngëtarja shqiptarë në pushimin e pjesës së parë ka argëtuar të pranishmit në Old Trafford duke kënduar hitin e saj “I Will Never Let You Down”.Në këtë ndeshje bamirësie ishin lojtarë të njohur, si David Beckham, Ronaldinho, Luis Figo e shumë të tjerë.
Rita ishte veshur thjesht me rroba sportive nga Adidas dhe të pranishmit janë kënaqur me paraqitjen e saj në Teatrin e Ëndrrave.