Këngëtarja shqiptare Rita Ora mund të detyrohet që të dëshmojë në gjykimin e hajdutit, të akuzuar për vjedhje në shtëpinë e saj në Londër, transmeton Koha.net. Në nëntor ishte grabitur shtëpia e Rita Orës, ndërsa raportohet se ishin vjedhur gjëra në vlerë prej 256 mijë euro. Sipas BBC, Charaf Eddine Elmoudden nga Stonebridge akuzohet se ka vjedhur bizhuteri, kompjuterë dhe veshmbathje nga shtëpia e Orës në Harlesden më 28 nëntor. Gjykimi i tij do të bëhet më 6 qershor, ndërsa prokurori Mark Kinsey ka konfirmuar se Rita, dhe motra e saj Elena mund të detyrohen që të dëshmojnë me këtë rast.