Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, raportohet se është në lidhje me frontmenin e grupit “Blink 182”, Travis Barker. Revista amerikane “US Weekly” raporton se krijuesja e hitit “Body On Me” është duke shijuar ditët e para të lidhjes me këngëtarin amerikan dhe së fundmi janë parë bashkë në një ndeshje të basketbollit. Burime të ndryshme të kësaj reviste kanë thënë se “Rita iu afrua e para dhe që nga ajo kohë ata janë së bashku”. “Atij i pëlqejnë femrat interesante dhe ajo është shumë e bukur”, ka thënë ky burim. Travis, 39-vjeçar, ka qenë i martuar me Shanna Moakler nga viti 2004 deri më 2009. Kjo dyshe ka djalin Landon, 11-vjeçar, dhe vajzën Alabama, nëntë vjeçare, transmeton Koha.net.
Rita së fundmi është ndarë nga i dashuri i saj Ricky Hilfiger ndërsa më parë ka qenë në lidhje edhe me Calvin Harris.










