• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ristani reciton vargje të Çajupit për Ramën: T’u thaftë goja, more beu ynë!

by
17/09/2015 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ristani reciton vargje të Çajupit për Ramën: T’u thaftë goja, more beu ynë!

Çdo të enjte salla e Kuvendit kthehet në një vend ku përveç akuzave politike nuk mungojnë as batutat që politikanët bëjnë me njëri-tjetrin. Sot ‘spikati’ Arben Ristani, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, i cili pas akuzave të bërë nga kryeministri Edi Rama recitoi vargje të Çajupit nga “ Klubi i Selanikut”.

Ristani: Dëgjojmë vetëm fjalë të ndyra dhe të shpifura nga ky zotëri. Më vjen në mëndje ka një gjë të bukur te “Klubi i Selanikut”. “Po tu thaftë goja more beu ynë, si nuk the një fjalë të mirë, po qenke vesh gjatë more beu ynë, po qenke turk more beu ynë”. Dhe kjo shprehje shkon shumë mirë me gjithë këtë turme arrogantësh dhe turkoshakësh që ke mbledhur me të cilët do të bësh edhe reforma. E di që janë të paaftë dhe flenë nën miza po shyqyr që e di dhe ti dhe jua thua edhe në sy, po harron që këtë parlament e ke kriminalizuar ti. “Turkoshak dhe veshgjatë, tu thaftë goja që nuk the një fjalë të mirë”. 

Andon Zako Çajupi: “Klub’ i Selanikut”

T’u thaftë goja, more beu ynë!

Të plastë koka more beu ynë!

Të paskan lënë mëntë, more beu ynë!

Qënke veshgjatë, more beu ynë!

Qënke turk, more beu ynë!

Qënke xhonturk, more beu ynë!  Ndë Klub të Shqiptarëvet na the si duhet të sillet Turqia që të shpë tojë nga rreziku i sotmë dhe të rrojë përjetë. Pse s’fole një fjalë dhe për Shqipërinë? Pse? Apo s’keshe se ç’të thoshe?  Apo t’erth frikë nga xhonturqit, që të dërguan mut-e-sarif ndë Seres, që të shaç kaurët? Pse s’tu tha

gjuha ndë gojë?…

Mos na thuani tjetër herë se jini shqiptarë, mos na çani kryet me gënjeshtra, se u kemi kuptuar se ç’jini ndë zemër tuaj! Ju punoni për Turqinë e jo për Shqipërinë. Fanatizma u ka verbuar. Duani t’u mbesojmë për shqipëtarë? Dilni nga buk’ e turkut, hani bukën me djersë si neve e jo duke rrjepur, duke vjedhur. Hiqni dorë nga fanatizma e turqëve,   mirrni qytetërimin t’Evropit, që ndriçon botën, zbukuron mendjen, zbut zakonet. Nukë them ndëroni besën jo!

Po të ndërroni mendjen, të mejtoni  dhe të silli si perndimasit (evropasit) në dojni të rroni ndë mes t Evropësë.

Besa jo, shqipëtarët myslimanë, s’janë të tërë si ky faqezi i çmendur, që lëpin, me far’ e me fis, çanakët e xhonturqëvet dhe për këtë shkak i falet zotit të rrojë Turqia përjetë ndë Shqipëri. Zoti mos ndëgjoftë të tillë njerz të poshtër e këpucëgrisur!

Rroftë Shqipëria e lirë!

U shoftë Klub’ i Selanikutse qënka i xhonturqëve e, jo i shqipëtarëve!

U shofshin të tërë klubet e Shqipërisë, në punojnë për xhonturqit dhe në kanë për qëllim çarje dhe armiqësi ndë mes të shqiptarëve myslimanë e të krishterë!

Rroftë dashuria! Rroftë bashkimi!

 

Redaksia Java News/ f.g

Next Post

Galeri / Kjo prishtinalie po e çmend Facebook-un

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ky është punonjësi i OSHEE-së që humbi jetën në Himarë, Karakaçi: Ndajmë dhimbjen me familjen

Ky është punonjësi i OSHEE-së që humbi jetën në Himarë, Karakaçi: Ndajmë dhimbjen me familjen

July 22, 2026
Çmimi i naftës arrin nivelin më të lartë që nga 11 qershori! Ndikojnë Gjiri Persik dhe sulmet e Ukrainës

Çmimi i naftës arrin nivelin më të lartë që nga 11 qershori! Ndikojnë Gjiri Persik dhe sulmet e Ukrainës

July 22, 2026
Një trëndafil për Enrikun, miqtë mblidhen për të kujtuar gazetarin e ndjerë

Një trëndafil për Enrikun, miqtë mblidhen për të kujtuar gazetarin e ndjerë

July 22, 2026
Aksident i rëndë në aksin Lezhë–Shëngjin, 31-vjeçari humb kontrollin e “Audi”-t dhe përplaset me murin e dy makina të parkuara

Aksident i rëndë në aksin Lezhë–Shëngjin, 31-vjeçari humb kontrollin e “Audi”-t dhe përplaset me murin e dy makina të parkuara

July 22, 2026
Kina kryeson zhvillimin global të robotëve humanoide me mbi 400 produkte të plota robotike

Kina kryeson zhvillimin global të robotëve humanoide me mbi 400 produkte të plota robotike

July 22, 2026
Ekskluzive/Sondazh: 60% e shqiptarëve duan më pak bashki se sa janë sot

Ekskluzive/Sondazh: 60% e shqiptarëve duan më pak bashki se sa janë sot

July 22, 2026
Shuhet në moshën 89-vjeçare akademik Emin Riza, studiuesi që la gjurmë në mbrojtjen e trashëgimisë shqiptare

Shuhet në moshën 89-vjeçare akademik Emin Riza, studiuesi që la gjurmë në mbrojtjen e trashëgimisë shqiptare

July 22, 2026
Përshkallëzohet lufta, shpërthime në Teheran dhe sulme të reja amerikane ndaj objektivave ushtarake iraniane

Përshkallëzohet lufta, shpërthime në Teheran dhe sulme të reja amerikane ndaj objektivave ushtarake iraniane

July 22, 2026
Spahiu: Turizmi është interes kombëtar, opozita të ndalë dëmtimin e imazhit të Shqipërisë

Spahiu: Turizmi është interes kombëtar, opozita të ndalë dëmtimin e imazhit të Shqipërisë

July 22, 2026
“U hodh në rrugë nga partia e tij”, analiza e akademikut Fuga për Erion Veliajn

Plutarku në “jetë paralele” dhe partitë politike në Shqipëri!

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In