• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ristani: Prokuroria heton protestën, por jo ata që ndërtuan bunkerin duke abuzuar me taksat

by Java News
16/10/2016 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka deklaruar se Prokuroria heton protestën e popullit në 8 dhjetor por nuk heton ata që po vjedhin çdo ditë popullin. Deputeti Arben Ristani tha se Prokuroria nuk heton ata që ndërtuan pa leje përbindëshin e betonit, duke abuzuar me ligjin dhe me taksat e qytetarëve.

Deklarata:

Prokuroria ka përfunduar hetimet për protestën e popullit me 8 dhjetor kundër rivendosjes së simbolit komunist në qendër të Tiranës dhe ka vërtetuar një dëm prej 5 mijë euro, ndërkohë që organi i akuzës nuk ka bërë një hap të vetëm për 320 milionë euro koncesione korruptive në shëndetësi, nuk ka bërë asnjë hap të vetëm për 1 miliardë euro dëm shkaktuar shtetit në një vit nga kjo qeveri sipas raportit të KLSH, nuk ka bërë një hap të vetëm për 400 milion dollarë të vjedhura në një vit në tatime e dogana, dhe ende nuk ka vënë para ligjit një drejtues të lartë për drogën që ka pushtuar çdo territor të vendit.

Prokuroria heton protestën e popullit, por nuk heton ata që i vjedhin votën popullit, sic ndodhi në Dibër, ku Partia Demokratike ka dorëzuar një kallëzim penal më 1 shtator duke treguar emrat dhe rolet e grupit të strukturuar që prishi zgjedhjet atje.

Prokuroria nuk ka bërë asnjë transparencë dhe nuk ka informuar as palën kallëzuese për këtë proces, siç e ka detyrim.

Prokuroria heton protestën e popullit kundër bunkerit komunist, por nuk heton ata që ndërtuan aty pa leje përbindëshin e betonit, duke abuzuar me ligjin dhe me taksat e qytetarëve.

Heton protestën e popullit por nuk heton ata që po vjedhin çdo ditë popullin, që kanë prishur garën, kanë fiksuar tenderat, që i japin gjithë fondin limit miqve e klientelës duke shkelur haptazi ligjin.

Prokruria ka zbuluar dëmin 5 mijë euro, po s’ka bërë asgjë për vjedhjen më të madhe që u është bërë shqiptarëve me aferën CEZ, me 600 milionë euro. S’ka bërë ende asgjë për aferën skandaloze të Sharrës ku humbi jetën Arditi. Dhe po atë ditë, me 8 dhjetor, Erjon Veliaj falsifikoi një dokument zyrtar, kallëzimi është në prokurori pikërisht nga polici që iu vodh firma, dhe organi i akuzës ende ska bërë asnjë hap në këtë drejtim.

Të gjitha këto fakte tregojnë për fat të keq se prokuror në vend është Edi Rama, ashtu siç është gjykatës, drejtor i shkollës së magjistratuës, siç urdhëron dhe mban nën presion çdo segment të drejtësisë.

Ky provokim i rëndë që i bëhet popullit dhe qytetarëve me këtë padrejtësi të përditshme, do të bëjë që 8 dhjetori të duket lule para marshit të popullit që po ngrihet çdo ditë në këmbë.

Next Post
Zbulohet laborator droge në Frozinone, një shqiptar mes të arrestuarve

Zbulohet laborator droge në Frozinone, një shqiptar mes të arrestuarve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In