Ish-sekretari i përgjithshëm në PD, Arben Ristani ka komentuar mbledhjen e sotme të kryesisë së grupit parlamentar të PD.
I ftuar në televizionin e familjes se Berishes, ai u pyet për qëndrimet e Lulzim Bashës, i cili tha se nuk do të lejohet mbledhja e forumeve të larta të partisë.
“Anti-amerikani i vetëm në PD është vetëm Lulzim Basha. Për shkak të zotit Basha, ambasadorët e SHBA dhe BE kanë ardhur dhe kanë bërë mbledhje në grupin parlamentar demokrat. Ata e kanë quajtur vijë të kuqe djegien e mandateve. Po ashtu ata i kanë kërkuar Bashës që të marrë pjesë në zgjedhje dhe ai ka marrë vendim kundër tyre.
Partitë tonë kanë një kushtetutë dhe një ligj që i ndalon ato të jenë antidemokratike. Baza e tyre është vendimmarrja kolegjiale. Në partitë politike, sovraniteti është i anëtarësisë. Janë ato që mblidhen kur të duan dhe marrin vendimet që duhet. Asnjë individ nuk mund të dalë para tyre, qoftë këta edhe leninucë si Lulzim Basha”, tha ai.
I pyetur për lëvizjen e zotit Sali Berisha, Ristani tha: Unë kam bindjen e patundur se Berisha e do PD-në, prandaj ky do jetë një shërbim shumë i mirë që do i bëhet PD-së.
Lëvizja e zotit Berisha do jetë një katalizator edhe për lëvizje të tjera në PD, pasi PD duhet çliruar nga ky uzurpim autokrat.
/m.j