• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Risitë e moratoriumi 5 vjeçar të gjuetisë

by A R
02/06/2016 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në seancën e sotme parlamentare u miratua projektligji “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”.

Ky projektligj ka për si qëllim të sigurojë ndalimin e aktivitetit të gjuetisë, me synim përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie dhe jo vetëm. Zgjatja kohore e këtij moratoriumi është 5 vjeçare.

Vrojtimet dhe rastet e evidentuara në 2 vitet moratorium (2014-2016) kanë dëshmuar që ligji krahas ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë së gjuetisë ka krijuar premisat edhe për një qetësi të nevojshme për rimëkëmbjen e popullatave të faunës së egër, rikthimin i një numri shpendësh shtegtarë, falë qetësisë së rivendosur si dhe rigjallërimin e ndjeshëm të faunës së egër në rang vendi.

Ekspertët dhe shkencëtarët e fushës së mbrojtjes së natyrës theksuan me forcë, gjatë dëgjesave publike dhe takimeve paraprake që Ministria e Mjedisit ka organizuar ,faktin se për të rikuperuar atë degradim që kishte fauna para dy vjetësh dhe për të bërë një rimëkëmbje të plotë të disa prej këtyre popullatave, nuk kanë qenë të mjaftueshme dy vite.

Këshilli Evropës dhe Përfaqësues të Konventës së Bernës janë shprehur qartë për domosdoshmërinë e zgjatjes së moratoriumit në vendin tonë gjatë një vizite zyrtare në vendin tonë në Prill të 2016-ës

Moratoriumi 5 vjeçar i gjuetisë, përfshirë mjedise tokësore dhe ujore, në rang vendi synon të sjellë rimëkëmbjen e popullatës që do jepte mundësinë për një pasurim të ndjeshëm sasior dhe cilësor të biodiversitetit në Shqipëri, duke kontribuar drejtëpërdrejtë në turizëm dhe ekonominë lokale të komuniteteve, ç’ka i ka dhënë rezultatet e para qysh në vitin 2015-të sidomos me fluksin e vizitorëve të huaj në zonat ligatinore.

Gjithashtu, me këtë ligj përmbushen e detyrimet që ka Shqipëria në kuadër të Konventave të fushës së mbrojtjes së natyrës, në të cilat Shqipëria është Palë.

Ky moratorium ndryshe nga ai 2 -vjeçar ka parashikuar dhe rastet e përjashtimeve për arsye të një afati kohor më të gjatë. Përjashtimet në fushat e veprimit janë a) gjuetia në rastet e konstatimit të mbipopullimit të një lloji të faunës së egër, në zonat e lejuara për gjueti dhe në rezervatet e mbarështimit sipas legjislacionit në fuqi për gjuetinë; b) gjuetia për qëllime kërkimore-shkencore. Këto raste propozohen nga Ministri i Mjedisit dhe miratohen me vendim të Keshillit të Ministrave.

Moratoriumi i gjuetisë hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren zyrtare , por pavarësisht kësaj momentalisht Shqipëria është në sezonin e ndalimit të gjuetisë prej 16  2016 (16 Shkurt – 30 Shtator sezoni i ndalimit të  gjuetisë).

java / r.a

Next Post

Saturni në distancën më të afërt me Tokën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In