• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Risia, si të zgjidhni online targat e preferuara, ja sa ju kushton të merrni 007-n

by Java News
08/04/2019 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë në Shqipëri do të aplikohet një sistem rezervimi online për targat e serive të veçanta. Në një njoftim për shtyp, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se targat e “veçanta” janë ndarë në dy kategori dhe tarifa për të pasur një targë të personalizuar shkon deri në 30 mijë lekë.

Në kategorinë e parë bëjnë pjese të gjitha targat, trenumërorët e të cilave janë të njëjtë, pavarësisht nga çifti i shkronjave para dhe pas tyre dhe tarifa është 30,000 Lekë. Në kategorinë e dytë përfshihen të gjitha targat, trenumërorët e të cilave fillojnë me dy (2) zero, pavarësisht nga çifti i shronjave para dhe pas tyre (përveç 001 dhe 007) dhe tarifa është 20,000 Lekë. Këtu nuk përfshihen tarifat standarde të shërbimit të regjistrimit të automjetit. E njëjta gjë shërben edhe motomjetet kundrejt një shume prej  10,000 mijë lekësh.

Njoftimi

Rregullat e Aplikimit
Të gjithë qytetarët/subjektet duhet të kryejnë regjistrimin online nëpërmjet këtij sistemi, duke paraqitur të dhënat e kërkuara të mjetit dhe ato personale/të subjektit të sakta, sipas kartës së tyre të identitetit/niptit të aktivitetit.

Aplikuesi, në momentin e marrjes së shërbimit pranë DRSHTRR-ve, duhet të jetë ose zotëruesi i mjetit ose person i autorizuar nga subjekti biznes, enti leasing, koncesionar, agjenci shërbimesh. DPSHTRR rezervon të drejtën të pezullojë rezervime që kryhen nga persona që dyshohet se luajnë rolin e sekserëve ose që shtojnë tarifa të paautorizuara mbi këtë shërbim publik, si edhe ndalon aksesin në sistem përgjithmonë për keqpërdorim të shërbimit. Në çdo rast kur një rezervim nuk rezulton në kryerjen e shërbimit për mosparaqitjen e qytetarit/subjektit brenda afatit, targa rikthehet automatikisht në sistem për t’u rishitur përmes rezervimeve të reja.
Pas plotësimit me sukses të aplikimit online, qytetari/subjekti ka një dritare kohore me afat të kufizuar, që do i informohet me email, me detajet e komunikimit për paraqitjen pranë sportelit të zgjedhur të drejtorisë rajonale për të kryer pagesën e shërbimit dhe targimin e mjetit.

Në këtë link do të gjeni edhe videon shpjeguese: https://we.tl/t-x096FY7EFR

Shënim:
Për të gjitha kategoritë, përveç vlerës së shërbimit, do të aplikohet edhe vlera prej 7,700 Lekë që përfshin tarifat standarde për pajisjen me targë/regjistrim mjeti pranë DRSHTRR-ve për automjetet*; ndërsa kjo vlerë për motomjetet është 6,700 Lekë.
*Për automjetet nuk përfshihen tarifa RBS, Kalim Pronësie ose ndryshim formati targe nga drejtkëndëshe në katrore.
Të gjithë aplikantët e këtij shërbimi do të kenë prioritet në kryerjen e procedurave, pa pritur në rradhë.

 

/a.meta

Next Post
Fushë-Krujë/ Konfliktet e të birit fshihen pas tritolit në makinën e zyrtarit të Bashkisë?

Fushë-Krujë/ Konfliktet e të birit fshihen pas tritolit në makinën e zyrtarit të Bashkisë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama replikon me Konfindustrinë: Veç pensionistët mund të kërkojnë më shumë se çfarë iu takon!

March 18, 2026
Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

29 përqind rritja e çmimit me pakicë të karburantit në SHBA, që nuk importon karburant…

March 18, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

March 18, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

March 18, 2026
“Gati pr.ligji për rezervën e hidrokarbureve”, Karakaçi: Do të mbahen nga agjencia shtetërore

“Gati pr.ligji për rezervën e hidrokarbureve”, Karakaçi: Do të mbahen nga agjencia shtetërore

March 18, 2026
Kush janë krerët islamikë që janë vrarë deri më tani nga lufta e Iranit me SHBA-në dhe Izraelin?

Kush janë krerët islamikë që janë vrarë deri më tani nga lufta e Iranit me SHBA-në dhe Izraelin?

March 18, 2026
Çmimet e naftës, Ibrahimaj: Nuk jemi në kushtet për të ngritur Bordin. Monitorim për abuzimet

Çmimet e naftës, Ibrahimaj: Nuk jemi në kushtet për të ngritur Bordin. Monitorim për abuzimet

March 18, 2026
Zelensky paralajmëron: Europa duhet të përgatitet për sulme me dron nga terroristët dhe kriminelët

Zelensky paralajmëron: Europa duhet të përgatitet për sulme me dron nga terroristët dhe kriminelët

March 18, 2026
Dosja shkon në gjykatë, SPAK sqaron të gjitha akuzat ndaj Arben Ahmetajt

Dosja shkon në gjykatë, SPAK sqaron të gjitha akuzat ndaj Arben Ahmetajt

March 18, 2026
UNICEF: Në dy javë 111 fëmijë të vrarë në Liban

UNICEF: Në dy javë 111 fëmijë të vrarë në Liban

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In