• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Risia Politike.al, një bankë të dhënash për partitë politike në Shqipëri

by Java News
28/03/2016 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Instituti i Studimeve Politike (isp.com.al) vjen më 2016 me një projekt të ri: për herë të parë një database publike falas për jetën politike prej 1991, – për herë të parë vendimet miratuese në gjykata të secilës parti, programet dhe statutet përgjatë viteve 1991-2016, zgjedhjet brenda partive dhe rregullat e funksionimit të tyre, kushtetutat dhe vendimet mbi partitë, studimet profesionale mbi partitë dhe modelet referuese të njëjta në partitë shqiptare në Kosovë e Maqedoni, si dhe në partitë politike në shumicën e vendeve evropiane. Shumica e dokumenteve nuk disponoheshin as nga vetë partitë politike, – ISP arriti t’i sigurojë përmes arkivave në gjykata dhe institucione, përmes arkivave e dëshmive personale të ish protagonistëve, si dhe përmes arkivit të shtypit të kohës.

Për herë të parë bëhen publike të dhëna të detajuara mbi ecurinë e dokumenteve politikë të secilës parti politike, si kanë ndryshuar rregullat e funksionimit të tyre, si kanë ndryshuar programet dhe si janë zhvilluar zgjedhjet brenda-partiake për kryetarët, kryesinë apo këshillin kombëtar. Database është një fazën e parë të plotësimit me të dhëna (janë hedhur 40% e të dhënave që disponojmë) dhe në vazhdimësi do të pasurohet më tej. Në fazën e dytë të projektit do vijohet me analiza krahasuese mbi të dhënat që disponohen në faqe dhe të dhëna krahasuese me rajonin dhe modelet e ndryshme evropiane.

Projekti është realizuar falë mbështetjes direkte të Fondacionit gjerman “Fridrich Ebert”, i cili realizoi më 2014 të parin studim serioz mbi demokracinë e brendshme në partitë politike (PS, PD, LSI). Projekti ka gjithashtu edhe të Fondacionit tjetër gjerman “Konrad Adenauer”, i cili ka dhënë mbështetje për ISP në lidhje edhe me memorien ndaj të kaluarës, qeverisjen lokale, etj.

Politike.al është një projekt “gjerman” për Shqipërinë, – në ndihmë të medias, studiuesve, studentëve, vetë partive politike dhe anëtarëve të tyre. Gjithçka online, gjithçka e përditësuar, gjithçka në gjuhët shqip e anglisht, – gjithçka në politike.al.

Realizim i Institutit të Studimeve Politike dhe një ekipi ekspertësh nën drejtimin e politologut Afrim Krasniqi.

Next Post

Përse Lulzim Basha e censuroi intervistën tek VOA dhe e vërteta e vizitës në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me skenarë sulmi dhe shpëtimi pengjesh, forcat speciale të Shqipërisë dhe Greqisë stërviten në Tiranë

Me skenarë sulmi dhe shpëtimi pengjesh, forcat speciale të Shqipërisë dhe Greqisë stërviten në Tiranë

March 15, 2026
“E papranueshme”/ Oganizatat ndërkombëtare: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit në Kuvend

“E papranueshme”/ Oganizatat ndërkombëtare: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit në Kuvend

March 15, 2026
Trump u kërkoi të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit, Koreja e Jugut: Do ta “vlerësojmë me kujdes”

Trump u kërkoi të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit, Koreja e Jugut: Do ta “vlerësojmë me kujdes”

March 15, 2026
Kriza politike, analisti amerikan: Po dëmtohet imazhi i Kosovës! Kush e dëgjon një vend që nuk gjen president?

Kriza politike, analisti amerikan: Po dëmtohet imazhi i Kosovës! Kush e dëgjon një vend që nuk gjen president?

March 15, 2026
U zunë në rrjete sociale, si degradoi sherri në gjimnaz, u përleshën 8 adoleshentë

Sherr mes dy të rinjve në Durrës, plagoset me thikë 26-vjeçari! Policia në kërkim të autorit

March 15, 2026
Infektohen me norovirus mbi 150 persona në një anije turistike që udhëtonte nëpër Karaibe

Infektohen me norovirus mbi 150 persona në një anije turistike që udhëtonte nëpër Karaibe

March 15, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe kapin 4 raketa balistike dhe 6 dronë, raketa edhe në Tel Aviv

Emiratet e Bashkuara Arabe kapin 4 raketa balistike dhe 6 dronë, raketa edhe në Tel Aviv

March 15, 2026
Deklaratat e Vuçiç, Bushati: Rajoni nuk ka nevojë për narrativa lufte, Shqipëria të mos ia lërë inercisë prioritetet

Deklaratat e Vuçiç, Bushati: Rajoni nuk ka nevojë për narrativa lufte, Shqipëria të mos ia lërë inercisë prioritetet

March 15, 2026
Dyshohet se spiunonin tek Izraeli forcat iraniane të sigurisë, 20 të arrestuar rrezikojnë dënimin me vdekje

Dyshohet se spiunonin tek Izraeli forcat iraniane të sigurisë, 20 të arrestuar rrezikojnë dënimin me vdekje

March 15, 2026
E vlefshme për play Off-in e Botërorit, të hënën nis procesi i aplikimit për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

E vlefshme për play Off-in e Botërorit, të hënën nis procesi i aplikimit për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In