• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Risia në futbollin uruguajan, aplikohet ndëshkimi me kartonë elektronikë!

by A. Q
17/10/2026 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Futbolli vazhdon t’i hapet së ardhmes dhe këtë radhë e bën duke nisur nga Amerika e Jugut me një inovacion që është i destinuar të ngjallë diskutime.

Gjatë ndeshjes së Kupës së Uruguajit mes Nacional dhe Rentistas, arbitri i ndeshjes Eduardo Varela arkivoi kartonin e verdhë klasik, teksa në minutën e 12 nxori një ‘karton elektronik’ të mirëfilltë.

Bëhet fjalë për një aparat digjital të ngjashëm me një smartphone që përveçse i tregon publikut ngjyrën e kartonit me anë të ekranit të ndriçuar, regjistron dhe transmeton të dhënat menjëherë në Federatë.

Instrumenti është zhvilluar nga një kompani lokale së bashku me AUF dhe synon të digjitalizojë të gjithë punën arbitrarë. I pajisur më butona në krahë dedikuar ngjyrës së sanksionit dhe një ekran me prekje, aparati mundëson regjistrimin e masave disiplinore, zëvendësimeve dhe golave pa përdorimin e kartës dhe stilolapsit, përmes lidhjes në internet.

Ai që shpjegoi funksionimin e këtij aparati ishte vetë Varela: ‘Në anë ka dy butona, një të verdhë e një të kuq që ndriçohen vetëm kur shtypen. është një buton në ekran me stemat e dy skuadrave; duke prekur atë që na intereson, zgjidhet numri i futbollistit. Më pas shtypet butoni i konfirmimit dhe gjithçka është e kryer’, tregoi ai

Arbitri tregoi sesi sistemi lehtëson menaxhimin e dhënies së kartonëve dhe zëvendësimet.

‘Kur nxjerrim kartonët tradicionalë, duhet të plotësojmë module administrativë, numrin, motivin dhe minutën-shtoi Varela-me këtë e merr dhe mbaron punë’.

Megjithatë janë ngritur shumë dyshime në lidhje me këtë sistem, sidomos me shikueshmërinë e ekranit nën dritën e diellit dhe nga këndet anësore. Probleme që Varela e pranon, duke sugjeruar përmirësime si LED perimetralë për të bëtë të dukshëm ngjyrën e kartonit edhe kur aparati është në profil për të mbrojtur nismën nga kritikate e nostalgjikëve.

‘Na thonë se humbet esenca e futbollit, por është një ndihmë shumë pozitive-tha Varela-ka dyshime sepse është një ide uruguajane; nëse do të ndodhte te Manchester City-PSG, do të ishin të gjithë entuziastë’.

Next Post
Një protestues ndihet keq para Ministrisë së Arsimit, transportohet me ambulancë drejt spitalit!

Një protestues ndihet keq para Ministrisë së Arsimit, transportohet me ambulancë drejt spitalit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com