• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Risia e sezonit turistik; ishulli i Sazanit, jo më mister për turistët

by
02/08/2015 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Risia e sezonit turistik; ishulli i Sazanit, jo më mister për turistët

Dita e shtunë shënoi mbylljen e javës së parë zyrtare për Sazanin, si destinacion i rëndësishëm turistik në Shqipëri.

Prej një jave, qindra qytetarë vlonjatë dhe jo vetëm kanë vizituar këtë ishull, i cili prej shumë vitesh ishte një zonë e ndaluar ushtarake. Mjete të shumta detare ankorohen çdo ditë në molin e ishullit dhe më pas vizitojnë zona të ndryshme të tij, gjithmonë nën shoqërimin e dy udhëheqësesh guide, të cilat u shpjegojnë turistëve, e sidomos të huajve, godinat ushtarake, pallatet, si dhe rrënojat e mjeteve lundruese, të cilat ndodhen në det.

Vizitorët, të cilët ishin ditën e shtunë në ishullin e Sazanit, u shfaqën të impresionuar nga ato që kishin parë në ishull, të cilat deri dje vetëm i kishin dëgjuar nëpërmjet emisioneve të ndryshme. Po ashtu kishte dhe vizitorë, të cilët kanë punuar kohë më parë në këte ishull dhe ktheheshin pas shumë vitesh me nostalgji.

Projekti për ishullin ishte prezantuar më herët nga kryeministri Rama, si një nga risitë e këtij sezoni turistik.

Ndërkohë, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, i cili prej ditësh ndodhet në këtë ishull duke qëndruar në një çadër të improvizuar, tha se “tashmë ky ishull nuk do të jetë më tabu, por një tjetër destinacion për pushuesit vendas dhe të huaj”.

Ai u shpreh se, ky ishull nuk ka vende për të bërë plazh, por vetëm për t’i vizituar, ndërsa për çdo vizitor do të vihet në dispozicion një biletë me çmim shumë të lirë dhe të ardhurat e mbledhura do të përdoren vetëm për ishullin e Sazanit, për menaxhimin e zonës, për hapjen e qendrës së vizitorëve dhe për qendrën kërkimore shkencore, që synohet të ngrihet atje.

“Po punojmë për kuadrin ligjor dhe për rregulloren, që është hartuar dhe do të miratohet, sepse ne mendojmë se është shumë e rëndësishme, që ishulli të vetëfinancohet. Pra, të gjitha të ardhurat do t’i dedikohen vetëm ishullit, ku më pas të ardhurat do të përdoren për restaurimin, për hapjen e qendrës së vizitorëve dhe për qendrën kërkimore shkencore, që ne duam të themelojmë këtu, dhe për menaxhimin e zonës”, është shprehur Auron Tare.

Next Post

"Milkshake" për stinën e verës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com