Përdoruesit e Google Docs në ueb kanë tani mundësi të editojnë dhe formatojnë dokumentet pa prekur fare tastierën, por vetë me zë. Përdoruesit mund të diktojnë ndryshimet që duan të bëjnë tek një dokument duke dhënë disa kompania të caktuara.
Pasi të mundësoni shkrimin me zë tek menuja e mjeteve, ju mund të thoni komandat si “kopjo” ose “shto një tabelë”, pa prekur asgjë në tastierë. Google ka listuar të gjithë kompandat në sajtin e saj Google Docs. Nëse jeni të interesuar të provoni këtë veçori të re, shkoni tek shfletuesi Chrome dhe hapni aplikacionin Google Docs. Për më tepër shikoni videon e mëposhtme…