• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rishkrimi i hartës Territoriale, PD kërkon shkrirjen e qarqeve, rritjen e numrit të bashkive, zvogëlimin e Tiranës

by A R
09/06/2022 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot Parlamenti pritet të miratojë ngritjen e komisionit bipartizan për Reformën Territoriale, një kërkesë kjo e opozitës prej disa vitesh. Sipas PD-së, Reforma Territoriale që u krye në vitin 2015, në një dakordësi PS- LSI, ishte një reformë me karakter politik dhe jo territorial, për qëllime elektorale.

PD-ja, me hartën e re territoriale që pretendon të hartohet në Komisionin për Reformën Territoriale, kërkon shtimin e numrit të bashkive dhe heqjen e nocioneve të qarkut dhe ndarjen territoriale të vendit në rajone. Sipas draftit të PD-së, nga 61 bashki, numri i tyre duhet të shkojë në 90 të tilla.

Rajonet, sipas PD-së, do të kenë edhe ndarje brenda tyre. Ato mund të jenë gjashtë të tilla, por, megjithatë, kjo do të varet nga diskutimet në komisionin për Reformën Territoriale. Sipas draftit të PD-së, me ligjin e vitit 2000, u krijuan qarqet dhe u shkrinë rrethet, por ngelën si nocione administrative.

“Mund të jenë 6 rajone, që nuk do quhen qarqe. Ka disa qarqe që janë fiktive. Nuk bëjnë asnjë punë, aq sa askush nuk e di madje dhe se kush janë kryetarët e këshillave të qarqeve. Paralelisht ligji duhet të parashikojë edhe si si do zgjidhen kryetarët e rajoneve, guvernatorët, nëse do të quhen të tillë. Duhet të ndryshojë numri i njësive vendore. 1/3 e tyre të quhen bashki rurale. Edhe Tirana do të duhet të ketë një zvogëlim”, thuhet në draftin e PD-së.

Partia Demokratike ndërmori nismën për rishikimin e Reformës Administrativo-Territoriale, mbështetur mbi reagimet e konkluzioneve të raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, progres raporteve vjetore të BE-së, rekomandimeve të donatorëve të huaj në Shqipëri, ku sipas PD-së, që të gjitha së bashku bien dakord se Reforma Administrativo-Territoriale dhe ligji për Vetëqeverisjen Vendore kanë nevojë urgjente për një analizë dhe rishikim të thelluar.

Opozita pretendon se pavarësisht se Reforma Administrative-Territoriale ishte e domosdoshme, ajo nuk reflektoi plotësisht parimet e Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore.

Kontestimet e PD-së

Partia më e madhe e opozitës pretendon se Reforma Territoriale në zanafillën e vet synoi thellimin e decentralizimit, por, sipas saj, koha tregoi se e thelloi edhe më shumë centralizimin, pasi u rrit varësia dhe kontrolli nga qeveria qendrore.

Një pikë tjetër që kundërshton PD-ja është se Reforma Territoriale synoi vetëqeverisjen lokale, por, kryetarët e bashkive, nga njëra anë kanë më shumë përgjegjësi, por nga ana tjetër, kanë më pak kompetenca, pasi për shërbimet e deleguara, vendosin ministritë.

PD pretendon se Reforma synoi simetri në ndarjen e territorit, por, sipas saj, prodhoi asimetri demografike, ekonomike me kufijtë e bashkive, pasi gati dy të tretat e bashkive janë ndarë sipas interesit elektoral dhe politik të PS-së, duke u shkelur detyrimet kushtetuese dhe kriteri i popullsisë minimale, kriteri gjeo-kulturor, traditat historike administrative të zonave, etj.

Shkrirja e komunave, sipas PD-së, do të sillte ulje te shpenzimeve duke reduktuar numrin e punonjësve, por ky veprim e çoi numrin e tyre në gati 60 mijë, nga 22 mijë që ishte në 2015. PD pretendon se për shkak të bashkimit të Bashkive dhe Komunave në një bashki të vetme, banorët e zonave rurale janë braktisur dhe nuk marrin asnjë shërbim, duke sjell pasoja në jetën e tyre edhe pse banorët e zonave rurale paguajnë të njëjtat taksa dhe tarifa vendore.

“Këto politika të gabuara kanë nxitur braktisjen e fshatit, por edhe të ish periferive urbane me industri te falimentuar“, thuhet në draftin e PD-së.

/a.meta/ rtsh

Next Post

Pak ditë pasi u zgjodh në krye të shtetit, Bajram Begaj takohet me tre ish-presidentët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grabisnin shtëpitë e futbollistëve në Barcelonë, arrestohen tre hajdutët e dyshuar, kamerat i tradhtuan!

Grabitje në një pikë karburanti në Klos, dy persona të maskuar marrin paratë nga kasaforta

November 3, 2026
Izrael: Kreu i partisë arabe i bën thirrje opozitës të “pranojë realitetin”

Izrael: Kreu i partisë arabe i bën thirrje opozitës të “pranojë realitetin”

November 3, 2026
Pse po ftohet trupi i njeriut? Ndryshimi i pazakontë që ka ndodhur në 150 vite

Pse po ftohet trupi i njeriut? Ndryshimi i pazakontë që ka ndodhur në 150 vite

November 3, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

20% e shqiptarëve e vlerësojnë Ahmet Zogun më shumë se 5 pasardhësit e tij

November 3, 2026
Protesta para Kryeministrisë, 16 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokim rruge, procedohen dy të mitur

Protesta para Kryeministrisë, 16 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokim rruge, procedohen dy të mitur

November 3, 2026
“Fajin e keni ju”, Haxhiu “shpërthen” në studio ndaj Këlliçit dhe Garos!

Gabimi i Gogut, fushata e Veliajt

November 3, 2026
Tragjike në Itali, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën e tij dhe arratiset

Tragjike në Itali, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën e tij dhe arratiset

November 3, 2026
SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

November 3, 2026
Rama sot në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

Rama sot në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

November 3, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Koçiu: 81 tentativa sulmesh kibernetike në minutë, 32 milionë në 9 muaj! Gjysma shënjestrojnë infrastrukturën kritike

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In