• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rishi Sunak takohet me Theresa May, kërkon mbështetje për planin me emigrantët e paligjshëm

by A R
18/12/2022 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, ka mbajtur një takim për emigrantët me paraardhësen e tij, Theresa May, si një përpjekje për të siguruar mbështetjen e saj për planin e tij për të tejkaluar krizën e emigrantëve që kalojnë Kanalin e La Manshit.

Në përpjekjet e tij përfshihen edhe rishikimet e ligjeve për skllavërinë moderne, të cilat janë prezantuar nga May. Në vitin 2015, ish-sekretarja e Brendshme solli Aktin për Skllavërinë Moderne për të ndihmuar përafërsisht 10 mijë persona që jetonin në robëri shtëpiake ose që ishin trafikuar për seks. Por këto ligje po përdoren nga shumë emigrantë tashmë për të ndaluar dëbimin e tyre nga Britania.

Javën e kaluar, Sunak deklaroi se tejkalimi i problemit me emigrantët është prioritet. Siç shkruan Daily Mail, ai u zotua për shqyrtimin numrin e kërkuar të kërkesave për azil deri në fund të vitit 2023, për krijimin e një komande të re operacionale të dedikuar dhe për të futur oficerët e Forcave Kufitare në aeroportin e Tiranës sipas një marrëveshjeje të re me Shqipërinë.

Legjislacioni do të hartohet në atë mënyrë që personat që shkojnë në mënyrë joligjore në Mbretërinë e Bashkuar do të ndalohen dhe më pas kthehen në vendin e origjinës.

“Rishi (Sunak) i ka kërkuar Theresa-s (May) që ta ndihmojë që të mbrojë trashëgiminë e saj duke kufizuar abuzimet me ligjin. Theresa (May) e bëri të qartë se nuk do të pranojnë asnjë ndryshim që mund të zvogëlojë mbrojtjen jetike”, ka thënë një burim pranë kryeministrit Sunak për Daily Mail.

Ndërkohë një burim pranë ish-kryeministres May pranoi se ata diskutuan për emigracionin e paligjshëm.

“Ajo dhe Rishi (Sunak) kanë një marrëdhënie të mirë dhe ajo mirëpret disa nga hapat që ai ka ndërmarrë, veçanërisht marrëveshjen me Shqipërinë, dhe ajo do të vazhdojë të ndihmojë ku të mundet”, u shpreh burimi siç shkruan Daily Mail.

/a.r

Next Post
Vrasja e 61-vjeçarit në Tiranë, rrëfimi i dëshmitarit: E lidhëm me zinxhir tek pema dhe i hodhëm benzinë nga koka te këmbët

Vrasja e 61-vjeçarit në Tiranë, rrëfimi i dëshmitarit: E lidhëm me zinxhir tek pema dhe i hodhëm benzinë nga koka te këmbët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

November 9, 2026
Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

November 9, 2026
Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

November 9, 2026
Megatek, koha për të përfituar nga Gift Card! Bli më lirë deri më 22 nëntor!

Megatek, koha për të përfituar nga Gift Card! Bli më lirë deri më 22 nëntor!

November 9, 2026
Faza e dytë e Territoriales, PS shton në Komision deputetë të Doshit dhe Shehajt, mbeten jashtë Lapaj e Qorri!

Faza e dytë e Territoriales, PS shton në Komision deputetë të Doshit dhe Shehajt, mbeten jashtë Lapaj e Qorri!

November 9, 2026
Vuan nga leuçemia, nxënësit dhe mësuesit e Fierit solidarizohen në ndihmë të 11-vjeçarit!

Vuan nga leuçemia, nxënësit dhe mësuesit e Fierit solidarizohen në ndihmë të 11-vjeçarit!

November 9, 2026
“Mos u habisni kur…”- PD braktisi mbledhjen, PS i vendos afate PD për Reformën Zgjedhore! Balla: Pas 30 nëntorit i çojmë propozimet në Kuvend

“Mos u habisni kur…”- PD braktisi mbledhjen, PS i vendos afate PD për Reformën Zgjedhore! Balla: Pas 30 nëntorit i çojmë propozimet në Kuvend

November 9, 2026
Autoriteti për ish-dokumentet e Sigurimit të Shtetit kërkesa për investim te “Xhafaj”! Financat: S’e ka përdorur plotësisht buxhetin e dy viteve të fundit

Autoriteti për ish-dokumentet e Sigurimit të Shtetit kërkesa për investim te “Xhafaj”! Financat: S’e ka përdorur plotësisht buxhetin e dy viteve të fundit

November 9, 2026
Lufta hibride/ Rusia pas protestave në Francë? Raporti i BE: Shfrytëzoi kaosin për narrativë kundër emigrantëve!

Lufta hibride/ Rusia pas protestave në Francë? Raporti i BE: Shfrytëzoi kaosin për narrativë kundër emigrantëve!

November 9, 2026
Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In