Riquelme beson se bashkëkombësi i tij (Messi) është më i miri në botë, por ka folur fjalë të mira edhe për Cristianon.
Juan Roman Riquelme beson se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo e kanë bërë njëri-tjetrin më të mirë, teksa ka zgjedhur Leon para CR7.
“Messi apo Ronaldo? Messi, jemi me fat që është argjentinas”, tha fillimisht Riquelme. “Cristiano Ronaldo e ndihmon Messin dhe Messi Cristiano Ronaldon”. “Ata forcojnë njëri-tjetrin për t’i ndarë çmimet. Mendoj se Messi është më i miri.
Ata janë të jashtëzakonshëm”, theksoi mes tjerash ish mesfushori i Barcelonës tashmë në pension, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)