• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ripavarësimi i Polonisë -përmes Solidarnost- drejt sovranitetit

DITA E PAVARËSISË SË POLONISË

by Java News
10/11/2020 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga KAROL BACHURA

               Ambasador

Sindikatat e pavarura vetëqeverisëse punëtore Solidarnost lindën 40 vjet mëparë në qytetin e Gdanjskut. Ato ishin sindikatatat e para të pavarura në një vend të Traktatit të Varshavës të njohura nga strukturat shtetërore. Në shtator 1981 numri i anëtarëve të Solidarnost arrinte në 10 mln, çka përbënte pothuaj 1/3 e gjithë popullsisë së vendit. Pranohet gjerësisht që Solidarnost ka luajtur rol kyç në dhënien fund të qeverive komuniste në Poloni dhe në rifitimin e sovranitetit të plotë të shtetit. 11 Nëntori, Dita e Pavarësisë së Polonisë,shënon ringjalljen e  vendit në vitin 1918 pas 123 vjetësh mosekzistencë në hartën e Evropës.  Dhe Solidarnost shtroi rrugën për një tjetër ringjallje, kësaj here për të tejhedhur prangat e komunizmit dhe fituar sovranitetin e plotë.

Me veprimtari në ilegalitet, sindikatat Solidarnost jo vetëm që mbijetuan, por edhe e detyruan qeverinë komuniste të hynte në bisedime me opozitën, çka prodhoi marrëveshjen për zgjedhje të përgjithshme parlamentare më 4 qershor 1989, të cilat u kurorëzuan me fitore dërrmuese të opozitës antikomuniste. Ky triumf i Solidarnost-it u dha udhë zhvillimeve të ngjashme edhe në vendet e tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore deri në rrëzimin e Murit të Berlinit.

LëvizjaSolidarnost ishte ngjarje e paprecedentë jo vetëm në Republikën Popullore të Polonisë,  në shtetin satelit të BRSS të qeverisur praktikisht nga regjimi komunist njëpartiak, por edhe në gjithë Bllokun Lindor. Ajo prodhoi një reaksion zinxhir në të gjitha shtetet vasale të Bashkimit Sovjetik me përhapjen e idealevedhe lëvizjeve antikomuniste në vendet e Bllokut Lindor, duke dobësuar  qeveritë komunistenë vendet respektive për të ardhur në fund në përgatitjen e revolucioneve pothuaj tërërisht paqësore antikomuniste në Evropën Qendrore dhe  Lindore, të njohura si revolucionet e vitit 1989; më 4 qershor- zgjedhjet parlamentare në Poloni; 27 qershor prerja simbolike e telava me gjemba në kufirin austriako-hungarez nga kryetarët e të dyja qeverive;9 nëntor shpallja e hapjes së kufirit mes RDGJ dhe RFGJ, pagëzuarme rënien e Murit të Berlinit;17 nëntor fillimi i revolucionit të kadifenjtë në Çekosllovaki deri tek shpërbërja përfundimtare e vetë Bashkimit Sovjetik në fillimin e viteve ‘90. Fenomeni Solidarnost, njëlloj si shumë lëvizje të tjera revolucionare dhe  lirikërkuese polake në periudhën e mosekzistencës së Polonisë në hartat e Evropës në vitet 1795-1918 buronte nga motoja në shpirtin polak „Për lirinë tonë dhe tuajën”.

Kjo pjesë e historisë polake do të jetë më e nënvizuar për publikun shqiptar jo vetëm falë kësaj lëvizjeje, por edhe nëpërmjet botimit më të ri të dr. Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar me titull Nga Adriatiku në Balltik.-udhëkryqe shqiptaro-polake, ku lexuesi do të gjejë fakte pak të njohura të gjurmëve polake edhe në kryengritjen shqiptare për liri në kohën e Gjergj Kastrioti Skënderbe. Duke qenë se në të flitet edhe për prezencën shkrimore të historisë, kulturës dhe letërsisë polake, mund të shtoj se falë përkthimeve të Astrit Beqirajt dhe Edlira Llohës lexuesi shqiptar do të plotësojë pesëshen e Nobelistëve polakë në letërsi-Sienkiewicz (1905), Reymont (1924), Milosz (1980), Szymborska (1996), Tokarczuk (2018).

 

Promovimi i historisë dhe kulturës polake, përmes letërsisë, është evidentuar në shtator 2020 nga Ministri polak i Punëve të Jashtme, zoti Zbigniew Rau, i cili ka nderuar me medaljen Bene Merito përkthyesin Astrit Beqiraj. Besoj fort që  veçanërisht në kohët e COVID-19,frymëzuar, veç të tjerash edhe nga përvoja polake të viteve ‘80, fryma solidare merr kuptimedhe më të madh si në të shprehur, ashtu edhe në veprim. „Unin egocentrik  ta zhvendosim në shumësin plot empati „ne”. Gjithsesi  do të donim shumë që frymën dhe termin Solidarnostta bëjmë pjesë të panoramës së kryeqytetit të Republikës së Shqipërisë. Në kujtim të fjalëve të  udhëheqësit të parë të  lëvizjes Solidarnost, Lech Walesa,  me të cilat si president i Polonisë fjalimin e tij në kongresin amerikan më 15 nëntor 1989 e nisi me një citat nga Kushtetat amerikane „Ne, Populli. (…)”.

Next Post
Studiuesit kinezë dhe gjermanë gjejnë terapi bimore për të moderuar Covid-19

Studiuesit kinezë dhe gjermanë gjejnë terapi bimore për të moderuar Covid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

Protestat e dhunshme në Tiranë: Gjykata liron 12 të arrestuar të tjerë!

October 27, 2026
U rrëzua në humnerë/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti me biçikletë

Aksident tragjik në Berat-Dimal, humb jetën 63-vjeçari me biçikletë, plagoset një këmbësore

October 27, 2026
Ministri polak: Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar mbështesin aleancën e fortë transatlantike

Ministri polak: Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar mbështesin aleancën e fortë transatlantike

October 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 28 Tetor 2026

October 27, 2026
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, takohet me shefin e sigurisë

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, takohet me shefin e sigurisë

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1981

Zgjedhjet në Izrael, pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1981

October 27, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

October 27, 2026
Pas kontaktit me Putinin, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike edhe me Zelenskyn

Pas kontaktit me Putinin, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike edhe me Zelenskyn

October 27, 2026
Lista studentore nis bisedimet për qeverinë, kundër korrupsionit dhe “kartelit të liderëve ballkanikë”

Lista studentore nis bisedimet për qeverinë, kundër korrupsionit dhe “kartelit të liderëve ballkanikë”

October 27, 2026
Jay-Z, ylli kryesor i performancës së Super Bowl 2027

Jay-Z, ylli kryesor i performancës së Super Bowl 2027

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In