• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rio Ferdinand: Do ta merrja këtë talent te Manchester United

by A R
22/03/2019 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Manchester United duhet të lëvizë për të marrë yllin e Anglisë, Jadon Sancho. Kështu sugjeron ish-mbrojtësi i “Djajve të Kuq”, Rio Ferdinand. Ky i fundit e njeh lojtarin e ri, të lindur në Londër, dhe familjen e tij. Ai mendon se do të përshtatej në mënyrë të përkryer në krahun e djathtë të skuadrës nga “Old Trafford”: “Unë do ta merrja atë te Manchester United, pa asnjë hezitim. Anglez, i ri, i uritur dhe i talentuar, kjo është e gjitha që duhet të ketë një lojtar i kompletuar i së ardhmes”.

Sancho u largua nga Manchester City në gusht 2017, i irrituar nga mungesa e aktivizimit në ekipin e parë nga Pep Guardiola. Ai u transferua te Borussia Dortmund, ku ka shkëlqyer këtë sezon. Për Ferdinand, gatishmëria e tij për të lëvizur diku tjetër tregon vendosmërinë dhe vetëbesimin e Sancho: “E kam njohur Jadon që kur ishte fëmijë, e njoh përmes miqve. 

Ai ka mentalitet të fortë, talent dhe atribute të jashtëzakonshme fizike. Edhe pse “fëmijë”, ai vendosi ta lërë Manchester City, sepse donte të luante. Me këtë veprim sikur tha: Aftësia ime e meriton vendin e titullarit dhe këtë mund ta bëj menjëherë, tani, nuk po pres. Dhe u largua në Gjermani, duke e bërë këtë. 

Pra, nëse dikush më pyet nëse do ta merrja në “Old Trafford” Jadon Sancho, me gjithë respektin e duhur ndaj Borussia Dortmund, do të thoja po, 100 për qind”. Sancho ka shkëlqyer në Bundesligë, duke luajtur 35 ndeshje në të gjitha garat dhe shënuar 9 gola e dhënë 17 asistime.

/telesport/a.r

Next Post
“Ti pi nga mëngjesi deri në darkë”, Nano përplaset ashpër me Shehin

"Ti pi nga mëngjesi deri në darkë", Nano përplaset ashpër me Shehin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In