• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rinumërimi në Tiranë mbaroi. Ku është masakra zgjedhore?

by Java News
30/06/2025 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Indrit Vokshi

PD ka “vjedhur” 612 vota, PS vetëm 380. Sali Berisha e pajisi narkoshtetin me çertifikatë pastërtie. Tani Edvini i Zi i Drogës iu thotë shqiptarëve dhe të huajëve: Ja, në 1207 kuti votimi, kanë luajtur gjithësej për të gjitha partitë, 1202 vota, dmth mesatarisht 1 votë për kuti. Pra nuk kam vjedhur asnjë votë, asnjë mandat, kam pushtet legjitim. Mënyrë më të mirë për tia legjitimuar mandatin IV nuk kishte.
Ata që ia thonë ketë të vërtetë Berishës, quhet se i shërbejnë Ramës, ndërsa ai vetë që i jep çertifikatë pastërtie Ramës, ai i shërben votës së lirë. E kuptoni çfarë çmendurie?

Masakër zgjedhore quhet kur pushteti të vjedh votat, kur votat që janë hedhur në kuti pro opozitës, pushteti i shënon për veten dhe, duke i shënuar për veten, merr më shumë mandate deputeti. Kjo ska ndodhur. Masakër në Shqipëri është 1996 që e bëri vetë Berisha, është 1997 që e bëri Nano dhe është 2001 që e bëri kryeministri Meta duke futur policinë në qendra votimi. Më vonë nuk kanë ndodhur masakra zgjedhore.

Tani ju pyesni, pse e shkruan ti ketë, a ke qëllim të legjitimosh zgjedhjet e Ramës? Aspak, zgjedhjet e Ramës i legjitimoi vetë Berisha me rinumërim. E shkruaj ketë kundër një tradite e cila shpik masakra dhe genocide zgjedhore, vetëm e vetëm që të mos shtrohen pyetje të tjera për diskutim.

Përshembull, duke u ngulur të masakra, partia ngujohet dhe refuzon të shtrojë pyetje të tjera të tipit: A e kishim lidershipin më simpatik e të pëlqyer? A e kishim ekipin politik të atij kualiteti që njerëzit, shqiptarët, të zgjohen ditën e dielë dhe të shkojnë në kutinë e votimit e të votojnë opozitën duke pasur besim se fitorja e opozitës do ta përmirësojë jetesën në Shqipëri? Propaganda bajate thotë: Jo po as Rama nuk e kishte ekipin më të mirë. Krejt dakord. Nëse jeni barazim, keq Rama e keq Berisha, pse shqiptari duhet të zgjohet në mëngjes që të rrëzojë Ramën e të sjellë në pushtet Berishën? Keq për keq, spo lodhen, po shohin miqësitë dhe interesat utilitare me pushtetin.

Pse nuk votuan partitë e reja, aty i kishin? Përsëri propagandë bajate. Partive të reja iu duhen disa palë zgjedhje për tu afirmuar e për të krijuar besimin se munden të qeverisin që njerëzit tu japin mundësinë për të qeverisur. Rasti i VV në Koosvë. Pra partitë e reja dhe partitë si PS e PD që kanë krijuar një bazament si përmes konfliktit duke polarizuar emocionalisht, si përmes pushtetit dhe favoreve duke polarizuar ekonomikisht, nuk mundemi t’i gjykojmë me të njejtin kriter.

Duhet të kuptojmë diçka. Rama e ka humbur legjitimitetin politik në kuptimin se po bën diçka të mirë e civilizuese. Mirëpo Berisha e ka legjitimitetin edhe më të shkatërruar, sepse në të gjitha pikat ku ai ankohet, i ka bërë vetë më keq. Përshembull, ankohet për masakrën zgjedhore, është i vetmi që në 1996 e ka nxjerrë opozitën me 5 deputetë. Ankohet për “burgosje të liderit të opozitës”, është i vetmi i cili ka burgosur një lider opozite në 1993, e jo në shtëpi por në Bënçë të Tepelenës. Ankohet për dhunë kundër opozitës, është i vetmi që pas Ramiz Alisë ka gjuajtur plumba në protestues. Ankohet për krimin në zgjedhje, nja 80% e këtyre që janë me Ramën, kanë qenë me Berishën, ai i ka rritur. Ankohet për përdorim të shtetit në zgjedhje, para secilave palë zgjedhje falte dritat e gjobat. Etj.

Këta tani në vend që të shohin për lidership opozitar legjitim që të ketë epërsi argumentuese, dhe mbi të gjitha të shihet si lidership i të ardhmes që njerëzit e kanë rrugën bashkë me të, ngulen aty dhe thonë o me Berishën e me tarafin e tij, o ska. Shumë bukur, secila parti e zgjedh vetë fatin e saj. Veç ta dinë se nuk i dëgjon askush e nuk ua qan hallin askush.

Për ta mbyllur: Më tha një socialist, Berisha duhet të ikë, duhet të largohet. E pashë e i them, po ti çfarë ke, pse gjykon me emocion? Unë mund të them se duhet të ikë, kurse ti je në rregull, si socialist po të mendosh me interes e jo me emocion apo inat se iu ka rrahur në 1996, ju jeni në rregull sepse fitoni sa herë të doni. Më tha, a di se ke të drejtë? E di, i them.

Tani i pajisi socialistët me çertifikate zgjedhjesh të lira. Ska nevojë për raport të OSBE-OHDIR.

Next Post
Matura Shtetërore 2025/ Publikohen notat e provimeve me zgjedhje: 360 ngelës dhe 366 maturantë ekselentë

Matura Shtetërore 2025/ Publikohen notat e provimeve me zgjedhje: 360 ngelës dhe 366 maturantë ekselentë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

July 11, 2026
Po ju, e doni Shqipërinë?

Po ju, e doni Shqipërinë?

July 11, 2026
Kavajë, 58-vjeçari humb kontrollin e mjetit, aksidenton për vdekje këmbësoren

U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

July 11, 2026
Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

July 11, 2026
BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

July 11, 2026
U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

July 11, 2026
Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

July 11, 2026
VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

July 11, 2026
U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

July 11, 2026
Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In