• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rinumërimi i votave, Kapri: Mandati ynë është i ‘çimentuar’, nuk ka lëvizje! 

by B K
20/06/2025 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Deputeti i zgjedhur më 11 maj nga partia Mundësia, Erald Kapri, duke komentuar procesin e rinumërimit deri më tani, theksoi se nuk ka shanse që të mund të humbasin një mandat. Në një intervistë për gazetaren e Report TV, Esiona Konomi, Kapri tha se kërkesa e PD për rinumërim ka pasur prapavijë politike dhe jo marrjen e mandatit të tyre. Sipas tij, avantazhi i tyre është me mbi 1200 vota duke shtuar se mandati është i “çimentuar”.

“Për ne çdo votë ka vlerë, do t’i qëndrojmë deri në fund me vëzhguesit tanë. Nuk kishte asgjë më shumë, dhe mendoj se kështu do të vazhdojë deri në fund. Ende nuk është hapur bashkia e Tiranës. Kaq sa janë hapur, maksimumi që kanë lëvizur ndonjë votë për kuti. Bëhet fjalë për gabime njerëzore por që në asnjë moment nuk diskutohet çështje mandati. Kemi pasur avantazh prej mbi 1200 votash. Nuk është kërkuar hapje kutish për këtë avantazh goxha të çimentuar. Për respekt edhe të votuesve tanë do të rrimë dhe do ta ndjekim deri në fund.”, u shpreh Kapri.

Pyetjes për kandidatët që kërkuan rinumërim por që nuk janë prezent iu përgjigj duke thënë:

“Mendoj se edhe duhet të ishin sidomos ata që kanë kërkuar këtë proces e dinin se nuk do të lëvizte. Të gjithë kanë pasur vëzhgues dhe e dinin se si ishte numri i votave. Ky proces u bë për prapavijë politike të caktuar por jo për qëllim që të ndryshohet mandati. Edhe Kaso deklaroi dje se nuk kemi pasur kurrë pretendime për mandat shtesë në Tiranë.”, tha Kapri.

Ai shtoi se do të jenë zëri i opozitës së vërtetë në parlament.

“Gati jemi me përpjekje të dyfishta. Mendoj se do të sjellim frymë të re në parlament. Shqipëria ka nevojë të thuhen shumë të vërteta. Mandati i katërt i Ramës me këto shifra është shqetësuese. Duke folur të vërtetën dhe treguar të vërtetën dhe qenë në krah të qytetarëve duke mos pranuar asnjë lloj kompromisi nga mazhoranca, siç është bërë në të kaluarën do të jemi vigjilentë. Shqipëria në këtë mandat të katërt të Ramës, rrezikon demokracinë. S’kemi numra, ngelet kauza, opozita e vërtetë në thelb.”

Lapaj do të jetë aleat apo kundërshtar? Për këtë pyetje Kapri përgjigjet duke thënë  se do të mbështesin çdo kauzë që duhet mbështetur në parlament. Ai tha se duhet të dalin me një kandidat edhe për bashkinë e Tiranës.

“Nuk kemi folur as për aleatë dhe as armiq. I kemi qëndruar parimeve tona. Në opozitë të bashkojmë kauzat. Nëse kauza është e drejtë do të mbështetet kauza në parlament, pavarësisht se kush e ngre. Shehaj ka hedhur një ide që të nxjerrim një kandidat me integritet dhe jo partiak për Tiranën, që të mundë kandidatin e Ramës kurdo që të bëhen zgjedhjet, qoftë në Tetor apo pas një viti e gjysmë”, shtoi ai.

Next Post
Murtaja e bagëtive të imta, ministrja Denaj mbledh grupin teknik për marrjen e masave

Murtaja e bagëtive të imta, ministrja Denaj mbledh grupin teknik për marrjen e masave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In