• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rinovohen polemikat në distancë Hila-Stefani

by
20/08/2015 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reagimi i Stefanit: Pse më gjuan me gur Dritan Hila

Andrea Stefani ka reaguar pas një shënimi të Dritan Hilës kundër tij.

Stefani shkruan për gazetën Dita, se Hila nuk e kritikon atë, por e shan.

Ai jep edhe arsyet pse Hila e “gjuan me gurë”.

“Dritani sapo me ka sharë në facebook. Do më kish pëlqyer të më kish kritikuar dhe jo sharë. Sepse kjo më detyron të bëj analizën e sharjes duke zbuluar hiletë e saj. Pra, Dritani më ka sharë për një kritikë që i bëra para pak ditësh shkrimtarit të shquar Ditero Agolli në lidhje me një vlerësim për Sali Berishën si politikan. Vetë shkrimtari i madh ma mirëkuptoi kritikën. Por Dritani i vogël jo. Sepse paska një dashuri aq të madhe për monumentet, sa nuk përmbahet dot para një sakrilegji të tillë sikundër qënka kritika e një “monumenti”.

Në fakt, shtiret kinse i vjen keq për Dritëroin. Kjo është hileja e parë tij. Sepse në të vërtetë, nuk mbron Dritëroin (që s’ka nevojë ta mbrojë Dritani) por Berishën. Kritikën time, Dritani, e quan injorancë që gjuan me gurë një monument si Dritëroi. Një tjetër hile kjo që kalon nëpër disa faza. Së pari, njeriun e gjallë e shndërron në monument. Së dyti, kritikën e shndërron në gur. Së treti, nga ngatërrimi me hile i këtyre premisave, arrin në konkluzionin hileqar se është gjuajtur me gur një monument! Në fakt, po kritikohej një njeri, që sado i madh, edhe mund të gabojë. Sepse të gabosh është njerëzore, “errare humanum est”. Volteri ka thënë: e urrej pikëpamjen tënde por do ta mbroj me jetën time të drejtën që ke për ta shprehur atë. Vetë poeti i madh u ngrit në lartësinë e këtij volterizmi kur pas kritikës u shpreh: Eshtë liria e gazetarit!

Por sipas Dritanit, që e mban veten për një lloj gazetari, paska ca raste qe kritika qënka mëkat. Madje, akoma më keq, një krim që “s’të lë të vdesësh”. Por nuk është fare kështu. Kritika dhe cinizmi janë gjëra krejt të kundërta. Dhe po të kish prirjen për tu thelluar pak edhe Dritani do kuptonte se kritika ime për shkrimtarin e madh, nuk kërkonte poshtërimin e “monumentit” por mos zhyerjen e tij. Por, e përsëris, meraku për “monumentin”, është thjesht një hile, një lojë. Problem i madh me disa njerëz qe hilet i shtyjne pa shpëtim drejt shtrembërimit të gjërave.

Sepse nuk e kam kritikuar Agollin, sikundër me hile shkruan Dritani, pse nuk kritikon Berishën (gjë që në fakt Dritëroi e ka bërë ca kohë më pare, madje më fort se unë) por pse, në kontekstin e asaj interviste, e lëvdonte, në mendimin tim jo me meritë, atë. Shtrembëron, prapë me hile si dhe duke përvetësuar një akuzë që kanë vite që ma bëjnë fanatikët e Berishës, kur thotë se shaj Berishën. Në fakt, vetëm e kritikoj. Por berishistëve i duken kritikat si sharje nga dashuria fanatike që kanë për Berishën si për një monument. Dhe dashuria e fanatikëve për liderin mund të jetë veçse “monumentale”, e paluajtëshme, si ajo e Dritanit.

Edhe ata mendojnë si Dritani që paska njerëz (në rastin e tyre Berisha) që është injorancë t’i kritikosh se kanë gjithmonë të drejtë. Si Duçja për shembull. Ky është gjymtimi i fanatikëve dhe idhujtarëve të çdo ngjyre. Migjeni fliste për “idhuj pa krena”. Dritani kërcënon të mos preken “idhujt me krena”. Reagimi i Dritanit është fiks në një gjatësi vale jo vetëm me reagimet e fanatikeve të Berishes sa herë i gjuaj “me gure” “monumentit” te idhullit te tyre “me krena”, por edhe me sharjet që më lëshuan pikërisht sapo kritikova Agollin lidhur me vlerësimin për Berishën.

Kam përshtypjen se nuk e ka nga që është fanatik i Dritëroit. Shtiret kinse i tillë. Dyshoj se kjo harmoni me berishistët i ka rrënjët në disa zhvillime të kohëve të fundit. Ndoshta me faktin se Dritani nuk është më zëvendësministër. Prandaj, më gjuan me gurë. Por objektivi është tjetërkund. Në kampin përballë Berishës.

Gjithsesi i vjen më për mbarë të gjuaj me gurë një gazetar. Por sharja është si guri. Madje më e keqe. Siç thotë njê shprehje e vjetër: Gjuha eshtra ska po eshtra thyen. Dritani mendon se ka të drejtë të më gjuajë me gurë. Mesa duket nga që nuk jam një monument. Dritani respektoka vetëm monumentet. Se përsa i përket lirisë së kritikës, veti kjo e të gjallëve, shihet se nuk ka ndonjë rëndësi për Dritanin. Dhe nuk ka si të ketë. Ngase hileja nuk lyp të drejtë. Pra, as edhe liri. Sepse drejtësia dhe liria janë anë të së njëjtës medalje”, shkruan Stefani.

Hila: Fyelli im ka më shumë melodi nga ai i Stefanit, që i bie vetëm vrimës së Berishës

Pas reagimit të djeshëm të Andrea Stefanit, vjen edhe reagimi I Dritan Hilës. Ai thotë se në mungesë të argumentave, Stefani e ka etiketuar atë si agjent të Sali Berishës.

Hila shkruan se me Berishën merrej kur ishte në pushtet, dhe jo tani që shfaqet vetëm në Facebook.

“Në të freskëtin mëngjes, lëçita të hidhurin haber: Dreqi e mori, Andrea Stefani më zbuloi që jam agjent i Sali Berishës dhe më demaskoi.

Por tej ironisë dhe pa modesti në përgjigjë të tijit status-tërkuzë në FB, doja ti thoja se fyelli im gazetaresk ka më shumë melodi nga ai i Stefanit, që i bie vetëm vrimës së Berishës; se kam kritikuar Berishën dhe politikat e tij atëhere kur ishte në pushtet, dhe nuk merrem tani që shfaqet vetëm në Facebook, si shenjë racionaliteti; se në Shqipëri është histori e vjetër që mendimin ndryshe, punonjës propagande si Stefani kanë dashur gjithmonë ta zhvlerësojnë me skenarë agjenturash; se nuk di si ta klasifikoj: si të lig kur aludon ndaj gjesteve fisnike si ai i dorëheqjes, apo mendjeshkurter; dhe se e majta shqiptare më dhimset më shumë nga sa ju dhimbset shumë emrave që karron e saj e kanë marë me qera deri sa ti nxjerrin fundin.

Dhe e fundmja në radhitje por e para nga rëndësia, Agolli nuk e ka mirëkuptuar, por thjesht i ka hapur rrugë.

Ka punë me historinë”, shkruan Hila.

Next Post

Vlora Çitaku gradohet si ambasadore e Kosovës në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 5.3 ballë shkund Greqinë, epiqendra pranë kufirit me Shqipërinë

March 8, 2026
“Asnjë shtet nuk e ndryshon dot tjetrin”, ministri i Jashtëm i Kinës kritikon sulmin ndaj Iranit

“Asnjë shtet nuk e ndryshon dot tjetrin”, ministri i Jashtëm i Kinës kritikon sulmin ndaj Iranit

March 8, 2026
I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

March 8, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

March 8, 2026
Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja, plagosen 2 persona të tjerë

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja, plagosen 2 persona të tjerë

March 8, 2026
Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In