Juglindja e vendit ka veshur qilimin e bardhë këtë fundjave.
Reshjet e dëborës kanë nisur në orën 05:00 të mëngjesit të sotëm në Qarkun e Korçës.
Ndër të tjera autoritetet e mirëmbajtjes së rrugëve këshillojnë shoferët ë të bëjnë kujdes dhe në rrugën Qafa e Qarrit , rruga e Dardhës, rruga Voskop – Voskopojë për mjetet e vogla është i rekomandueshëm përdorimi i zinxhirëve.
Reshjet e dëborës vazhdojnë në disa zona të shoqëruara me erë të fortë.
g.kosovari