• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rinisë shqiptare, shoqëria i detyrohet arsim falas, cilësor dhe sipas meritës! 

by Artan Fuga
20/09/2017 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Fuga

11 teza për zbatim!

1. Arsimimi i kombit është një detyrë kushtetuese për shtetin, çka i detyrohet qytetarëve gjithë jetën, por në radhë të parë rinisë shqiptare. Arsimi publik i plotë, cilësor, falas, sipas meritës është e drejtë bazë kushtetuese, nuk është mall që shitet në pazar. Eshtë njësoj si të marrësh frymë, të kesh ajër, të kesh dritë, diell.

2. Pse arsimimi deri në shkollë të mesme qenka e drejtë për të qenë falas kurse arsimi universitar qenka për t’u futur dorën në xhep familjeve dhe të fyen studentët e ardhura nga shtresat e varfëra, 90 përqind e shqiptarëve, që të zhyten në diferencime privilegjesh 10 përqind e rinisë? Si funksionon për arsimin e mesëm, funksionon edhe për atë universitar! E thjeshtë!

3. Përtej një tape manipulimi të poshtër ideologjik të ardhur nga media që paguhet dhe financohet nga paratë që familjet japin për të arsimuar fëmijët e tyre dhe që shkojnë për propagandë politike dhe linçim të kundërshtarëve, çdo emigrant, nga qindra mijrat, e di si ajri dhe si buka që ha, aq e thjeshtë është kjo politikë humane dhe iluministe, sepse në Europën e Bashkuar arsimi sikurse mjeksia janë falas dhe funksionojnë. Arsimimi falas është dhe duhet të jetë një matës për integrimin e vendit në BE.

3. Arsimim falas nuk do të thotë pa lekë. Familjet shqiptare e kanë paguar njëherë arsimimin e fëmijëve të tyre sepse paguajnë taksa, sepse nga pagat iu mbahen parà për pensionet, politikat sociale, shërbimet publike. Edhe të papunët kontribuojnë sipas mënyrës të tyre sepse ata janë pjesë vitale e kombit! Pse t’i rrjepim dy herë apo tre herë familjet shqiptare për të njejtin shërbim?!

4. Arsimim i plotë falas sikurse funksionon falas policia, burgjet, deputetët, shërbimet publike në zyra, sikurse përdorim trotuaret, madje edhe edhe rrugët e qytetit edhe ata që qarkullojnë me makina të shtrenjta.

5. Ekonomikisht arsimimi falas është i mundur edhe nga ana buxhetore. Cfarë i bëtë të ardhurat e kapura nga kanabisi, mjafton të hiqen me shkop thane vjedhjet në tendera, abuzimet financiare në zyra që shkojnë në miliarda! Mjafton të vihen në efiçiencë burimet natyrore, mjafton të kursehet duke futur transportin me tren dhe jo duke abuzuar me atë rrugor, mjafton të mos abuzohet me paratë publike për palma të kalbura! Vetëm paratë e humbura nga bllokimi i shkollave doktorale në universitetet publike ka kushtuar qindra e qindra milionë lekë, humbje e denjë për t’u investiguar nga media dhe prokuroria!

6. Arsimim publik falas, cilësor, sipas meritës, kurse shkollat private le t’i çojnë tarifat e tyre në stratosferë, po të duan t’i varin portretet e pedagogëve si reklamë në stacione autobuzash, madje të bëjnë edhe “street events” duke i varur për këmbe në shtylla neonesh nëse ata e pranojnë këtë gjë, le të bëjnë një platformë orientimi të studentëve meritë-kërkesë që të funksionojë vetëm për ta.

7. Stop politikave të dhunëshme në arsimimin universitar ku shteti prish tregun duke i detyruar studentët të rregjistrohen në universitete private. Sipërmarrja e lirë është e lirë nga cdo detyrim shtetëror për t’i çuar në mënyrë klienteliste te privati klientët. Detyrimi për të blerë një mall sikurse është arsimimi privat me detyrim shtetror është një politikë e rregjimeve të Djallit!

8.Shkollat e larta private t’a konsiderojnë studentin ose familjarët që paguajnë për studimet si aksionerë në to dhe të vihen në bursë ose përndryshe të shndërrohen në fondacione jo fitimprurëse pa të drejtën e zhvendosjes së fitimit në sfera të tjera biznesi, duke ndaluar që universitetet private të financojnë dhe të kenë në pronësi të hapur ose të fshehur mediat politike kombëtare sepse asnjë vend nuk e lejon këtë!

9. Sistemi i dërgimit të kuotave të studentëve nga shteti te universiteti privat ka rrënuar cilësinë e arsimimit në mjaft universitete private gjeneraliste, diplomat pa vlerë në treg, papunësia intelektuale në stratosferë dhe ka korruptuar edhe sistemin arsimor, edhe administratën shtetrore edhe ka rrënuar arsimin publik. Kritere të vërteta dhe jo fallco për të matur cilësinë e arsimimit që mund të aplikohen brenda dy javësh!

10. Universitetet publike kanë nevojë të clirohen nga arbitrariteti dhe ndërhyrja e administratës shtetrore dhe i politikës, i politizimit të bordeve, i rrënimit të dinjitetit të profesorit dhe studentit, ata po rrënohen në dobi të privatit sikurse bëhet me spitalet, radiotelevizionin, bibliotekat, kërkimin shkencor, dhe me të gjitha shërbimet publike.

11. Arsimim publik falas, cilësor dhe sipas meritës, duke kërkuar vetëm një tarifë të vogël rregjistrimi për shërbimin administrativ! Kaq. Si në Europën Perendimore! Cdo djalë apo vajzë emigrante, në botën e lirë, jashtë tenxheres së presionit të propagandës kriminale të lobive egoiste dhe korruptive, e di se ky është realitet i përditshëm, jeta e përditshme në Perëndimin europian!

Kjo politikë nuk është as djathtë, as e majtë, ose edhe e majtë sepse bazohet te politikat sociale, edhe e djathtë sepse jo vetëm kujdeset për shtersat popullore, por edhe liberale sepse bazohet te liberalizmi i vërtetë, dhe jo te liberalizmi rural lanabregas, seppse ndan privaten nga publikja dhe lejon konkurrencën e lirë në tregun privat!

Ne nuk mund të paguajmë disa herë për të njejtin shërbim në arsimimi, edhe taksa,: edhe kontribute sociale dhe pagesa shtesë për të mbushur xhepat e ndokujt që në vend të arsimit na jep copa letrash pa vlerë !

90 përqind e rinisë shqiptare universitare ushqehet keq, jeton keq, është shumë e varfër, nuk ka mundësi të ushqehet në minimumin e nevojshëm, nuk blen dot librat e tekstet, nuk kulturohet dot!

Kjo provohet pa vështirësi!

Ndërkaq ata të cilët mbushin xhepat pa meritë dhe në mënyrë abuzive duke përfituar nga kjo gjendje katastrofike mbushin xhepat, manipulojnë opinionin publik, bëjnë presion mbi politikën, korruptojnë nëpunësit e administratës piublike!

Next Post
Ngjarje e rëndë në Vlorë, 81-vjeçari varet me litar

Kukës/ Ishte zhdukur prej 18 ditësh, 17-vjeçarja gjendet e vetëvarur në fshat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 19 Shkurt 2026

February 18, 2026
“Ka dakordësi, por jo marrëveshje”, hija e luftës mbetet e varur mbi Iranin, Hormuzi u mbyll për disa orë

“Ka dakordësi, por jo marrëveshje”, hija e luftës mbetet e varur mbi Iranin, Hormuzi u mbyll për disa orë

February 18, 2026
Delegacioni i Komisionit të Jashtëm të PE vizitë në Kuvend, Peleshi: Anëtarësimi në BE, prioritet kombëtar

Delegacioni i Komisionit të Jashtëm të PE vizitë në Kuvend, Peleshi: Anëtarësimi në BE, prioritet kombëtar

February 18, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Tashmë trajtimi i arrestit me burg nuk mjafton

February 18, 2026
Eurodeputeti gjerman debat me Ballën, kërkon shpjegime pse Shqipëria pranoi ftesën e Trump për Bordin e Paqes

Eurodeputeti gjerman debat me Ballën, kërkon shpjegime pse Shqipëria pranoi ftesën e Trump për Bordin e Paqes

February 18, 2026
Vrasja e Komisarit Dritan Lamaj, Gjykata Kushtetuese rihap çështjen e Arben Frrokut

Vrasja e Komisarit Dritan Lamaj, Gjykata Kushtetuese rihap çështjen e Arben Frrokut

February 18, 2026
“Korridori VIII, bosht strategjik rajonal” – Deklarata e përbashkët e Tiranës: Prioritet për ndërlidhjen, sigurinë dhe integrimin europian

“Korridori VIII, bosht strategjik rajonal” – Deklarata e përbashkët e Tiranës: Prioritet për ndërlidhjen, sigurinë dhe integrimin europian

February 18, 2026
Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset strategjik për Europën. Shqipëria nyje e besueshme e projektit

Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset strategjik për Europën. Shqipëria nyje e besueshme e projektit

February 18, 2026
GJKKO dënon dy kushërinjtë Peposhi në Kukës për shit-blerje votash

GJKKO dënon dy kushërinjtë Peposhi në Kukës për shit-blerje votash

February 18, 2026
Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In