• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rinis dëbora në veri dhe jug, bllokohen zonat e thella malore

by A R
11/01/2017 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë rikthyer sërish reshjet e borës në vend nga veriu në jug të vendit duke shkaktuar probleme me qarkullimin e mjeteve, ndërsa disa zona vazhdojnë që të jenë të bllokuara.

Gjatë natës ka pasur reshje në veri, por edhe në jug dhe në jug-lindje në Gjirokastër, Korçë dhe në Sarandë.

Aktualisht probleme ka në disa fshatra në Dibër, Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarkun e Korçës është bllokuar aksi Ersekë – Leskovik.

Qyteti i Lezhës, por edhe rrethinat janë pa ujë të pijshëm, si pasojë e ngrirjes së tubacioneve.

Situata në të gjitha vendin

Gjirokastër

Në Gjirokastër gjatë natës ka pasur reshje të dendura të cilat kanë bërë që trashësia e dëborës në mëngjes të shkojë nga 15- 20 cm.Si pasojë e reshjeve të dëborës të rëna gjatë natës, në Qarkun e Gjirokastrës në të gjitha akset rrugore lëvizja e automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë.Vendet problematike kryesisht janë “Qafa e Muzinës” dhe “Uji i ftohtë “, ku në të dy vendet janë angazhuar borë-pastruese për të bërë të mundur qarkullimin e automjeteve.

Sarandë
Ndërkohë që reshje dëbore ka pasur edhe në qytetin e Sarandës ku trashësia arrin deri në 20 cm, por nuk raportohet për probleme.

Policia Rrugore, është në gatishmëri dhe po monitoron lëvizjen e automjeteve, duke ju ardhur në ndihmë  drejtuesve të mjeteve.

Policia u bë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin të gjithë lëvizjet e pa nevojshme, dhe në rast emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e policisë.

Kukës
Sipas informacioneve të marra nga Institucionet  situata në  akset rrugore është si më poshtë:Të gjitha akset nacionale qarkullojnë me zinxhirë pjesërisht pa zinxhirë.Rruga e Kombit është e qarkullueshme pa zinxhirë.

Lartësia e dëborës 40  cm në rajonin e Tunelit Kalimash. Punojnë 8  borëpastruese.

Kukës-Bushtricë e qarkullueshme pa zinxhirë deri në Q.Kolosjanit pjesa tjetër me zinxhirë. Lartësia e dëborës 50 cm. Punojnë 2 borëpastruese.

Kukës – Ura e Zapodit e qarkullueshme pa zinxhirë kurse segmenti Ura e Zapodit – Shishtavec është e qarkullueshme  me zinxhirë. Lartësia e dëborës 30-40 cm.Punon 1 fadromë.

F-Dugagjin–Q.Shllak e qarkullueshme  pa zinxhirë deri në Qendrën e Njësisë Administrative Malzi ,pjesa tjetër deri në Qafë-Shlak e Qafë-Mali me zinxhirë. Lartësia e dëborës 70  cm në Q.Mali.Po punojnë  2 borëpastruese.

Kukës-Krumë e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 30  cm në Qafë-Tobli.Punon  1 borëpastruese.

Krumë-Q.Prushi-Kam e qarkullueshme pa zinxhirë.Lartësia e dëborës 30 cm.Punojnë 2 borëpastruese.

B.Curri-Valbonë e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës deri në 60 cm në Valbonë.

B.Curri-Q.Morinë e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 30  cm.

B.Curri-Q.Luzhë-Kam e qarkullueshme pa zinxhirë.Lartësia e dëborës 40 cm në Q.Luzhë.

B.Curri-Fierzë e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 10 cm.

Dushaj -Lekbibaj e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 30 cm.Ne Kuked eshtë e bllokuar vetëm NjA Arrën.

Bashkia Has

Janë të lidhura të gjitha qendrat e Njësive Administrative me rrugët nacionale.

Bashkia Tropojë: Janë të lidhura të gjitha Njësitë Administrative me Qendrën.

Në shkallë Qarku janë të bllokuara disa fshatra të lartësive.

Për energjinë elektrike
I gjithë Qarku është furnizuar me energji elektrike me përjashtim të fshatit Çam të NjA Malzi.

Në bashkëpunim me bashkinë si dhe spitalin Rajonal Kukës janë sjellë në spitalin e Kukësit dy qytetar të sëmurë nga fshatrat Krye-Madh dhe Pistë të NJA Malzi.

Njëri prej tyre është nisur privatisht për në spitalin e Tiranës për një ndërhyrje më të specializuar.

Dibër
Vazhdon të jetë e bllokuar Lura, ndërsa temperaturat sot janë -16 gradë. Aksi rrugor Tiranë- Peshkopi kalohet vetëm me zinxhirë.

Emergjencat Civile dhe strukturat lokale janë në gatishmëri dhe vazhdojnë punën për hapjen e rrugëve të bllokuara në nivel qarku.

Korçë
Edhe në qarkun Korçë kanë rifilluar reshje të dendura dëbore, temperaturat janë të ulëta.

Sipas të dhënave të fundit, të gjitha akset rrugore janë të kalueshme me zinxhirë, përveç aksit Ersekë – Leskovik, i cili është i bllokuar nga dëbora.

Akset e kalueshme me zinxhirë.

Korçë -Voskopojë – Dardhë;

Korçë – Qafa e Qarrit , Korçë- Goricë;

Pogradec – Qafë Plloçë,

Pogradec- Qafë Thanë;

Korçë-Devoll-Kapshticë;

Ersekë-Qafë Qarri

Lezhë
Qyteti i Lezhës, por edhe rrethinat janë pa ujë të pijshëm, si pasojë e ngrirjes së tubacioneve.

Furnizimi me ujë bëhet në periferi të qytetit të Lezhës në dy burime nga i gjithë qyteti.

Ndërsa rruga e Kombit kalohet pa probleme.

Next Post
30-vjeçarja angleze publikon setin e ‘nxehtë’ (GALERI)

30-vjeçarja angleze publikon setin e 'nxehtë' (GALERI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

June 14, 2026
Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

June 14, 2026
Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

June 14, 2026
FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

June 14, 2026
Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

June 14, 2026
Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

June 14, 2026
Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

June 14, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

35-vjetori i PS-së, analisti: Ka bërë ndryshime kolosale, është kthyer në forcën kryesore qeverisëse

June 14, 2026
“Epsteini” ynë

Mos i këshilloni ata që kanë dalë në protestë

June 14, 2026
“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

June 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In