• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ringritja pas tërmetit/ Pas shumë personazheve të show biz, “Fundjavë Ndryshe” kontaktohet edhe nga gjiganti Amazon

by Java News
04/12/2019 14:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mëngjesi i 26 nëntorit do të mbesë gjatë në kujtesën e shqiptarëve. Dridhjet e tokës, paniku; Shqipëria përjetoi një tërmet të fuqishëm, i cili dukej se nuk po mbaronte. Ishin 30 sekonda vrastare, por njerëzit ende nuk e dinin këtë gjë. Ende nuk diheshin dëmet tragjike, që ato lëkundje sollën. Me kalimin e orëve, numri i të raportuarve që kishin mbetur në rrënoja sa vinte edhe rritej. Ku fatkeqësisht ato 30 sekonda shkaktuan 51 viktima.

Ndërsa personat e prekur, të cilët kishin mbetur në qiell të hapur as nuk numëroheshin. Me qindra familje kanë mbetur pa shtëpi, pa shpresë, pa të tashme dhe pa të nesërme. Më shumë se kurrë ata kanë nevojë për ndihmë. Dhe kjo është diçka tjetër që shqiptarët do ta kujtojnë gjatë. Solidarizimi i gjerë dhe mbarë kombëtarë për gjithë të prekurit.

Kjo gjë u vu re dhe në donacionet që njerëzit filluan të japin menjëherë sapo fondacioni “Fundjavë Ndryshe” hapi llogarinë online.

Një shumë rekord në pak orë pas rënies së tërmetit, tregoi që shqiptarët bëjnë për njëri-tjetrin. Veçanërisht në kohë kaq të vështira. Deri më tani fondacioni ka mbledhur rreth 1 milionë e 800 mijë dollarë, një shumë e cila do të shkojë për ndërtimin e shtëpive të atyre që iu janë shkatërruar banesat.

Nuk janë vetëm njerëzit e thjeshtë të cilët kanë dhënë kontributin e tyre, por edhe persona të famshëm. Të cilët kanë besuar në fondacionin “Fundjavë Ndryshe”. Reperi nga Kosova Mozzik është bërë pjesë bashkëpunuese. Ku së bashku me drejtuesin e fondacionit,  Arbër Hajdarin, kanë bërë një punë të palodhur për shqiptarët e rrënuar nga tërmeti.

Modelja e njohur Emina Cunmulaj, njëherazi zv/presidente e fondacionit “Fundjavë Ndryshe” po ashtu është duke dhënë kontributin. Me qëllim mbledhjen e sa më shumë të ardhurave për t’i ardhur në ndihmë të prekurve. Cunmulaj ka mbledhur 5800 dollarë, të cilat do të shkojnë në “Fundjavë Ndryshe” dhe 10 mijë dollarë të cilat vijnë personalisht nga ana e saj. Po ashtu, bëri me dije se do të realizojë edhe një organizim së shpejti në Los Angeles, për të mbledhur donacione mes popullit jo shqiptar.

Ndihma e ardhur ka qenë edhe përtej shqiptarëve, ku njerëz të ndryshëm kanë dhënë kontributet e tyre. Veç tyre, edhe kompania më e madhe botërore, Amazon ka kontaktuar me “Fundjavë Ndryshe”. Ku ka shprehur gatishmërinë për të dhuruar 1000 çadra, 3000 dyshek dhe 5000 batanije.

Këngëtari Gena po ashtu ka dhënë një kontribut të madh, ku ka dhuruar 15 milionë lekë për fondin e shtëpive. Por, emrat e personazheve publik janë të shumtë, të cilët janë bashkuar për t’i ardhur në ndihmë popullit të vetë.

Një kontribut shumë të madh kanë dhënë edhe shoqëri të ndryshme, me shuma të mëdha të ardhurash. Veç mbledhjes së ndihmave monetare, fondacioni “Fundjavë Ndryshe” është duke bërë dhe shpërndarjen e ndihmave të domosdoshme. Si ujë, ushqime të gatuara, rroba, dyshekë, veshmbathje dhe shtretër janë dërguar në zonat e prekura.

Falë fushatës së madhe sensibilizuese nga fondacioni, po ashtu nga Kosova dhe Maqedonia ka ardhur një ndihmë shumë e madhe. 37 kamionë me mbi 740 ton ndihma kanë kaluar kufirin dhe kanë ndaluar pranë Qendrës së Solidaritetit, prej ku është bërë shpërndarja te njerëzit e prekur.

Po ashtu, bamirësi nga Kosova Halil Kastrati i është bashkuar nismës së “Fundjavë Ndryshe”. I cili ka dhuruar 3 kamionë me ndihma, si dhe ka thënë që do të vazhdohet bashkëpunimi me fondacionin.

Në daljet publike, drejtuesi i fondacionit, “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari ka thënë se do të bashkëpunojnë me firmat e ndërtimit, për të nisur sa më shpejt më ngritjen e banesave. Ndërsa ka theksuar se fondacioni do të jetë duke i mbikëqyrur nga fillimi deri në fund punimet.

Pas më shumë se një jave prej tërmetit, Shqipëria është duke u munduar t’i kthehet normalitetit. Mes frikës, dhimbjes që vazhdon ende të jetë e fortë te familjarët e të prekurve. Po ashtu edhe te gjithë shqiptarët. Por, veç lotëve të trishtë, solidariteti kaq i madh na ka rikthyer besimin te njerëzimi. Sepse Shqipëria edhe pse e varfër, sot është duke ndihmuar më shumë se kurrë ata më fatkeqit dhe më të pashpresët./ TIRANA TODAY

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ “Qëllimi, konferencë e madhe donatorësh”, Rama: Fola me Trump dhe liderët e tjerë. Bashën e ftoj të ndërtojmë çatinë e Shqipërisë

VIDEO/ “Qëllimi, konferencë e madhe donatorësh”, Rama: Fola me Trump dhe liderët e tjerë. Bashën e ftoj të ndërtojmë çatinë e Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza në Kosovë, Abdixhiku: Heqim dorë nga çdo kërkesë, nuk bëhemi dekor i Kurtit! Presidenti të jetë jopartiak, LDK rri në opozitë

Kriza në Kosovë, Abdixhiku: Heqim dorë nga çdo kërkesë, nuk bëhemi dekor i Kurtit! Presidenti të jetë jopartiak, LDK rri në opozitë

August 13, 2026
Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën e zjarreve: 10 vatra ditën e sotme, 5 ende aktive! 125 forca dhe 2 helikopterë në aksion

Zjarret me bilanc rekord, 45 vatra në 24 orët e fundit, ja zonat kritike! 12 ende aktive, evakuim banorësh, 839 forca dhe 7 mjete ajrore në aksion

August 13, 2026
Zjarr në Nartë të Gramshit, ndërhyrja e shpejtë izolon vatrën dhe përhapjen e flakëve! (FOTO)

Zjarr në Nartë të Gramshit, ndërhyrja e shpejtë izolon vatrën dhe përhapjen e flakëve! (FOTO)

August 13, 2026
16 vende do të marrin pjesë në Lojërat e Dyta Botërore të Robotëve Humanoidë

16 vende do të marrin pjesë në Lojërat e Dyta Botërore të Robotëve Humanoidë

August 13, 2026
Lundrime pa leje dhe skafe pa dokumente, e pësojnë pronarët në Sarandë, Policia i gjobit dhe u bllokon 5 mjetet (FOTO)

Lundrime pa leje dhe skafe pa dokumente, e pësojnë pronarët në Sarandë, Policia i gjobit dhe u bllokon 5 mjetet (FOTO)

August 13, 2026
Dy vatra zjarri ende aktive në Dibër e Bulqizë, era favorizon flakët, operacion nga toka për shuarjen!

Dy vatra zjarri ende aktive në Dibër e Bulqizë, era favorizon flakët, operacion nga toka për shuarjen!

August 13, 2026
Grabitja e frikshme si në filma në Itali, maska aktorësh, pengje dhe arratisja me tunel poshtë bankës

EMRI/ Pjesë e rrjetit të kokainës në Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar! E shpërndante me makinë, i ndaluar edhe më 2024-ën

August 13, 2026
Ish-komandanti i nëndetëses ukrainase që kaloi me rusët vritet në shpërthim në Sevastopol, arrestohet një grua e dyshuar si spiune

Ish-komandanti i nëndetëses ukrainase që kaloi me rusët vritet në shpërthim në Sevastopol, arrestohet një grua e dyshuar si spiune

August 13, 2026
Federata merr vendimin, Superkupa e Spanjës do të luhet në Stamboll në vitin 2027!

Federata merr vendimin, Superkupa e Spanjës do të luhet në Stamboll në vitin 2027!

August 13, 2026
SHBA-të do ekzekutojnë 3 të dënuar me vdekje brenda ditës së sotme! Njëri prej tyre përdhunoi dhe vrau një vajzë 5-vjeçare

SHBA-të do ekzekutojnë 3 të dënuar me vdekje brenda ditës së sotme! Njëri prej tyre përdhunoi dhe vrau një vajzë 5-vjeçare

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com