• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ringrihet infrastruktura arsimore në Laç, Rama: Vitin tjetër rindërtojmë 300 shkolla

by A R
20/11/2017 16:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Dita ndërkombëtare e fëmijëve i ka gjetur të vegjëlit e Laçit me një infrastrukturë arsimore tërësisht të re.
Zinxhiri i edukimit në këtë qytet tashmë është i plotësuar sa i takon standardeve në kopsht, 9-vjeçare dhe gjimnaz.
Tre institucionet kryesore arsimore të Kurbinit, shkolla 9-vjecare, gjimnazi i qytetit, si dhe kopshti Nr.1 pas rikonstruksionit kanë marrë një pamje të re dhe ofrojnë të gjitha kushtet e nevojshme për fëmijët dhe nxënësit.
I rrethuar nga fëmijët e këtyre shkollave, Kryeministri Rama u shpreh se investimet do të vazhdojnë edhe me një paketë të re financimi të ndërtimit dhe rindërtimit të infrastrukturës arsimore dhe shëndetësore në të gjithë vendin.
“Në buxhetin e vitit tjetër kemi një tjetër paketë të rëndësishme, me 300 qendra shëndetësore në të gjithë Shqipërinë me standarde europiane dhe me po kaq shkolla të rindërtuara kompletojmë më në fund të gjithë nevojën e trashëguar prej çerekshekulli që faktikisht na mbeti në dorë me gjithë këto gërmadha të tmerrshme nga të katër anët e Shqipërisë për shkak të mungesës së prioritizimit dhe të vëmendjes të fokusuar hap pas hapi,” deklaroi Kryeministri Edi Rama.
Ministrja e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë Lindita Nikolla shtoi se ky “është një investim prej 100 milionë lekësh të reja dhe se përfundimi i investimit do ta kthejë realisht edhe në një Shkollë Qendër Komunitare, sepse janë të gjitha parametrat në projekt që të mundësohet më shumë aktivitet edhe për komunitetin”.
“Është mbyllur korpusi, kopshti, kjo 9-vjeçare që ishte më në nevojë për investim edhe gjimnazi, që, që nga viti 60 edhe ai nuk kishte pësuar asnjëherë një investim në infrastrukturë,”- nënvizoi ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.
Kryeministri Rama u ndal edhe në qendrën e qytetit ku inspektoi sheshin e rindërtuar dhe hapësirat e rikualifikuara përreth në saj të Rilindjes Urbane.
Next Post
VIDEO/ Polici vret 2 grabitës duke mbajtur në dorë fëmijën e tij

VIDEO/ Polici vret 2 grabitës duke mbajtur në dorë fëmijën e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com