• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rinegociimi i Asosacionit do të jetë thjesht make-up

by A R
23/12/2015 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Mund t’ia kursenin jetës shoqërore-politike të Kosovës gjithë këto muaj tollovi të gjitha palët politike në Prishtinë nëse do të prisnin konform logjikës vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sa i përket formimit të Asosacionit. Por, ashtu si ndodh me shqiptarët e këtej dhe andej kufirit, ka fituar gjykimi instiktiv, befasia dhe destruktiviteti, kurse ata që nxisnin turmën ia kanë dalë me shumë kujdes, për të përçuar realisht në terren të gjithë tollovinë e krijuar.

Në fakt, ishte shumë e pritshme që Kushtetuesja të mos ishte si qeveria kosovare mospërfillëse ndaj plot 205.254 nënshkrimeve të kosovarëve, që mblodhi me shumë të drejtë Opozita. Nga ana tjetër, pa pritur vendimin institucional, palët janë konfliktuar duke e lënë parlamentin kosovar plot 4 muaj kaotik: duke përjashtuar opozitën; këta të fundit duke hedhur gaz lotsjellës në parlament; arrestime; masa për 13 deputetë; dhjetëra e dhjetëra aktivistë të arrestuar, keqtrajtuar; policë dhe qytetarë të plagosur etj.

Kokëfortësia e qeverisë dhe zëri kundërshtues i opozitës kosovare krijoi në terren një turmë të tërë destruktive, ku nxitësit ishin edhe bërthama e turmës, sipas tezës së Canneti-t.

Sikur të mos kish ndodhur gjë, ata që e nënvleftësuan zërin e Kushtetueses, në orët e fundit, e kanë lavdëruar vendimin e saj që vendosi se disa pika të Asosiacionit të komunave me shumicë serbe nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Politikanët kosovarë në vend të bënin dhe vetë një mea culpa për të gjithë këtë energji të kotë, thjesht na kanë treguar një tipar kombëtar që lidhet me gjykimin me pasion e të vrulltë, në vend të arsyes. “Shihen popuj edukata fillestare e të cilëve ka qenë aq e gabuar dhe karakteri i të cilëve paraqet një përzierje aq të çuditshme pasionesh, paditurie, dhe nocionesh të gabuara saqë ata vetë nuk do të mund të kuptonin shkakun e mjerimit të tyre; ata e pësojnë nga të këqijat të cilat nuk i njohin”, shkruan Alexis de Tockevile, në një citat që mund t’i shkonte Kosovës.

Gjithsesi tani fillon realisht puna për Asosacionin, pasi ndalimi i përkohshëm do të thotë se ajo do të rinegociohet. Dhe, paçka se edhe Kushtetuesja e pa se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në atë formë, nuk duket në harmoni me idenë e një shteti multietnik, sërish faktori ndërkombëtar që është dominues në Kosovë do të punojë të ndihë Qeverinë e tashme të Kosovës që t’ia dalë ngërçit, por edhe duke i bindur serbët, nga ana tjetër, se me ndryshimet që do bëhen të mos shqetësohen se nuk do lëvizë asgjë, përveç se Asosiacioni do të bëhet i pranueshëm juridikisht për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Mbase këtu duhet të fillojë vërtet përpjekja në parlament e Kosovës dhe shqiptarët e politikës, që individualizmi destruktiv po i bën aq të pabesueshëm si pushtetarë të vendit të tyre.

Kjo sepse duket se rishikimi i Asosiacionit më shumë duket si make-up sesa një rishikim thelbësor i tij, që Kosova të mos bëhet një Bosnjë e dytë.

Next Post

Veliaj: PD do ta paguajë gjobën si çeçua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In