• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rindërtimi/ Veliaj në Vaqarr: Do sigurohemi që secili të hyjë në një shtëpi të re më të mirë. Vijojmë ndërtimin e 10 shkollave të reja

by Java News
12/07/2021 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe gjatë stinës së verës puna e Bashkisë Tiranë nuk ndalet. Sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi familjen Dumi me 6 anëtarë në Vaqarr, e cila sapo hyri në shtëpinë e re më të fortë e më të mirë të ndërtuar falë programit të rindërtimit.

Kryebashkiaku Veliaj tha se pavarësisht se në këtë periudhë shumica e qytetarëve janë me pushime, qeveria dhe Bashkia po kujdeset që të mbarojnë edhe shtëpitë e fundit të dëmtuara nga tërmetet.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

“Njerëzit po përgatiten për të shkuar me pushime, ndërkohë që për ne të Bashkisë korriku-gushti janë muajt më të vështirë sepse hapim të gjithë kanalet, shtrohet asfalti, rregullojmë shkollat që hapen në shtator, kopshtet, çerdhet dhe vazhdojmë me proçesin e rindërtimit. Siç ka lënë porosi kryeministri, deri tek shtëpia e fundit. Nuk do të gjejmë rehat deri sa të mbarojë edhe shtëpia e fundit edhe të sigurohemi që secili është futur në një banesë të re”, pohoi Veliaj.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ai nënvizoi se teksa vijon puna për ndërtimin e disa shkollave të reja në periferi të Tiranës, edhe në qendër po ndërtohen 10 shkolla të reja. Veliaj garantoi qytetarët që kur të kthehen nga pushimet do gjejnë shumë punë të përfunduara dhe shkolla të reja me kushte moderne ku fëmijët të nisin mësimin në shtator.

“Do vijojë puna për shkollat në periferi si: shkolla në Pezë, Pezë të vogël, Pezë-Helmes, në Vaqarr. Ndërkohë që do të vazhdojmë me shkollat në qendrat më të urbanizuara dhe më të populluara të Tiranës. Do të hapen 10 shkolla të reja edhe në qendër të Tiranë. Duke filluar nga shkollat e reja në Don Bosko, “Vaçe Zela”, “Kristo Frashëri”. Shkollat e reja që ne kemi në Kodër-Kamzë, “Nënë Tereza” dhe “Kenedy”, shkolla e re “Andrea Stefani”, kemi edhe shkollën e re “Qazim Turdiu”, “Hasan Vogli” është gjithashtu një shkollë e re. Gjithashtu kemi disa shkolla të tjera në të cilat po punohet për përmirësimin e kushteve, bëri me dije Veliaj.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Kryefamiljari Hut Domi falenderoi Bashkinë Tiranë për punën e bërë në një kohë kaq të shkurtër: “Është diçka e pavdekshme për mua, është historike. Ju falënderoj me gjithë zemër”.

Familja Dumi prej 6 anëtarësh ka hyrë në shtëpinë e re e cila është rindërtuar më e fortë dhe më e bukur dhe me hapësirë më të madhe se më parë.
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Next Post
Këngëtarja shqiptare tregon se si i kishte shpëtuar një sulmi të Al Kaedës: Asfalti filloi të dridhej!

Këngëtarja shqiptare tregon se si i kishte shpëtuar një sulmi të Al Kaedës: Asfalti filloi të dridhej!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In