• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rindërtimi/ Rama i përgjigjet Xhaferrajt: Keni qenë i zënë duke përmirësuar cilësinë e diellit. Rrijini larg çështjes së tërmetit së bëheni qesharakë

by Java News
28/10/2021 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD-së së qarkut të Durrësit, Ferdinand Xhaferraj ka thirrur në interpelancë ministrin e Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Arben Ahmetaj, ku i kërkoi llogari se përse në fund të korrikut u anulua vendimi për rikonstruksionin e dy rrugëve ‘Miqësia’ dhe Azem Hajdari-gjelbërimi’, në Durrës.

Përgjigjet i mori nga kryeministri Edi Rama në lidhje me dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit dhe procesin e rindërtimit. Nga foltorja e Kuvendit, Rama u shpreh se deri në datën 26 nëntor, numri i familjeve që do të futen në shtëpi të re do të vazhdojë të rritet. Ai ftoi Xhaferrajn të jetë prezent në dorëzimin e këtyre banesave nga Durrësi në Laç dhe Tiranë. Rama tha se në Itali ka ende familje që jetojnë në rulotë edhe 12 vite pas tërmetit të ndodhur  atje.

“Çdo njeri ka të drejtën të gabojë. Të gabosh është njerëzore, Të këmbëngulësh në gabim është çnjerëzore. Uturi shpifjes dhe akuzash dhe bëtë edhe një gjest digjital këtu. Ka ndodhur diçka që ka tronditur të gjithë botën, pandemia. Kanë qenë muaj të tërë kur kantierët janë bllokuar dhe afatet do të shtyheshin. Ajo që më shqetëson më shumë nuk është ky aspekt. Mbi çfarë baze i ngrini të gjithë këto akuza dhe flisni për babëzi dhe makutëri. Shkollat kanë standarde dhe kritere. Preventiva. ‘Ju përmirësoni cilësinë e diellit, nuk merremi me ju. Me siguri keni qenë i zënë me pasionin tuaj për të përmirësuar cilësinë e diellit dhe se keni vënë re se mes angazhimeve tona për të adresuar pasojat e tërmetit dhe afateve të vendosur, ka ndodhur diçka që ka tronditur gjithë botën pandemia, ju kujtoj se kanë qenë muaj të tërë në të cilën kantierët janë bllokuar edhe afatet do të shtyheshin. 

Shkollat janë të zhvilluara si proces ndërtimi me gara. Garat kanë dosje. Mbi gjithë këto fakte mund të bëhen hulumtime dhe mund të nxirren konkluzione profesionale dhe jo si mjek popullor apo si akrobat popullor cirku. Është e shëmtuar që kjo të përbaltet në këtë farë feje pa asnjë lloj fakti. Shkollat janë aty. Kontrasti është i njëjtë si kontrasti mes të sotmes dhe mesjetës kur vjen puna tek të gjitha standardet. Ne nuk matemi ju sepse nuk mund të matet cilësia e diellit me errësirën. Me shumë vëmendje do ta mirëprisnim çdo lloj fakti dhe argumenti. Jo dokrra dhe të shara prej të dehuri në klub. Godinat e prishura kanë historikun e tyre të vlerësuar nga organet kompetente dhe nuk ka pasur fare nevojë aty për të mbajtur gërmadhat me muaj dhe vite. Juve sytë ju janë imunizuar nga plehrat, shëmtia dhe deformimi. Ndryshe nuk do ishit krenarë pa kthim për masakrën urbane që keni promovuar si mrekulli të tetë të botës.

Në kohën kur ju qeverisnit duhet të dilje me duart në hunë dhe në sy për të mos parë dhe për të mos marrë erë. Këtu nuk kemi çfarë diskutojmë. Kemi një konflikt estetik në atë që është edhe dallimi i madh mes civilizimesh. Numri i familjeve që sot kanë shtëpi është i madh dhe do të rritet në javën e fundit. Ju ftoj ju zoti Xhaferri të na bashkoheni në hapjen e dyerve të shtëpive deri në datën 26 nëntor ku ju do shikoni me sytë tuaja se si në Ishëm dhe jo shumë larg Durrësit ku është edhe Thumana, Laçi, Bubqi. Mund të vini me ne edhe në Lezhë. Tiranën ja ku e keni shkojmë bashkë edhe te 5 Maj këtu afër. Ka shumë gjëra për të cilat mund të ngrini pretendime por kësaj të tërmetit duhet t’i rrini larg. Është një ndër ndërmarrjet më të mëdha që do mbetet në histori. Në Itali njerëzit janë akoma në rulota pas 12 vitesh pas tërmeteve. Ndërkohë që këtu, nuk kemi luksin t’i lëmë njerëzit të presin, të gjithë do marrin atë që i takon”, tha Rama.

g.kosovari

Next Post
Basha: Komisioni hetimor për 25 prillin i domosdoshëm! Inceneratorët e Becchetti mund të vonohen, por s’pengohen dot!

"Kuvendi kombëtar i PD do të mblidhet"/ Hoxha: Basha po bën letrat për krijimin e partisë së re!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Seanca për Presidentin e Kosovës, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Haxhiut për mospjesëmarrjen e deputetëve

Seanca për Presidentin e Kosovës, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Haxhiut për mospjesëmarrjen e deputetëve

March 30, 2026
“Fati i keq tani që zgjati dita, në errësirë dukeshin më shumë”, Balla ironizon foltoren e Berishës para Kryeministrisë

“Fati i keq tani që zgjati dita, në errësirë dukeshin më shumë”, Balla ironizon foltoren e Berishës para Kryeministrisë

March 30, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Berisha si Enveri, ‘vret’ armiqtë brenda partisë dhe… ‘PD më e fortë’

March 30, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA janë duke negociuar me kryeparlamentarin iranian për një marrëveshje

Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA janë duke negociuar me kryeparlamentarin iranian për një marrëveshje

March 30, 2026
Cilat janë shenjat më me fat të horoskopit për muajin Prill! Renditja sipas Meri Shehut

Cilat janë shenjat më me fat të horoskopit për muajin Prill! Renditja sipas Meri Shehut

March 30, 2026
Alesia Balliu flet pas përjashtimit nga PD: Berisha ka frikë garën! Me këtë vendim më lartësoi sepse …

Alesia Balliu flet pas përjashtimit nga PD: Berisha ka frikë garën! Me këtë vendim më lartësoi sepse …

March 30, 2026
“Ejani t’i marrim fytyrën Ramës”, Berisha: Protesta e 17 marsit, dita e kryengritjes së madhe

“Ejani t’i marrim fytyrën Ramës”, Berisha: Protesta e 17 marsit, dita e kryengritjes së madhe

March 30, 2026
Mblidhet Asambleja e PS në Fier, në fokus zgjedhjet vendore

Mblidhet Asambleja e PS në Fier, në fokus zgjedhjet vendore

March 30, 2026
Ismaili dhe VanHorn diskutojnë për drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit në Tiranë

Ismaili dhe VanHorn diskutojnë për drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit në Tiranë

March 30, 2026
Shiste kokainë në parkun e fëmijëve, arrestohet shqiptari në Itali

Shiste kokainë në parkun e fëmijëve, arrestohet shqiptari në Itali

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In