• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kuvendi kombëtar i PD do të mblidhet”/ Hoxha: Basha po bën letrat për krijimin e partisë së re!

by
28/10/2021 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi kombëtar i PD-së do të mblidhet dhe këtë nuk mund ta ndalojë as Sali Berisha. Kështu u shpreh në studion e “Ditarit” në A2 CNN, anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit hoxha.

Sipas tij, janë mbledhur mbi 65% e firmave të delegatëve, që janë të mjaftueshme për të marrë vendime në Kuvend, ndërsa hedh poshtë deklaratat e kryetarit demokrat, Lulzim Basha, për institucione paralele.

“Janë mbledhur mbi 65% e firmave të delegatëve. Janë mbledhur firmat e mjaftueshme të delegatëve për të marrë vendime me votë në kuvend. Nuk është Basha që nuk njeh Kuvendin, por është kuvendi që mund të mos ta njohë Bashën. Si mund të jenë paralele kur nga 65% që kanë firmosur 25% i ka zgjedhur zoti Basha. Kërkesat kryesore janë ndryshimet staturore. Qëllimi është hapja e Partisë Demokratike dhe kthimi në forcë fituese. Kemi një parti me kryetar dhe pa ekip. Mbledhjen e kuvendit nuk e ndalon dot më as Berisha se janë mbledhur firmat”.

Ai theksoi se Kuvendi do të diskutojë çështje themelore statutore të Partisë Demokratike, hapjen dhe demokratizimin e saj dhe mund të zgjasë më shumë se një ditë.

“Nuk ka kuvend antiamerikan. Janë dy çështje të ndryshme çështja e Berishës me SHBA është tjetër dhe Kuvendi Kombëtar është tjetër gjë. Ne marrim vendime për atë që ndodh brenda forcës sonë politike, sikurse është dhe vendimi për hapjen e garës për kreun e PD. ¼  e firmave të delegatëve thërrasin Kuvendin e Shqipërisë. Statuti janë ligje të brendshme të PD. Mënyra si e ka bunkerizuar Basha PD-në kërkon të bëjë dhe interpretimin që janë aneks kontrata që ia këshillojnë juristët se paaftësia e tyre dihet se nuk kemi fituar asnjë betejë ligjore me Ramën. Nuk e ka statuti që duhet të marrim leje në Këshill për të mbledhur Kuvendin. Neni 43 thotë që ¼  e firmave thërret Kuvendin jo më herët se 30 ditë dhe kjo e detyron kryetarin e PD të ngrejë komision për mbarëvajtjen e Kuvendit. Kuvendi në fillim do të jetë statutor do të propozohen ndryshimet në statut, mund të jetë 2-3 ditor se do kohën e vet. Çdo votë do të jetë transparente dhe do të hapë garën për lidershipin e PD”.

Hoxha e akuzon Bashës si antiamerikan dhe thotë se e ka bunkerizuar PD-së, duke përjashtuar çdo njeri të aftë brenda partisë.

“Oerd Bylykbashi është një nga juristët  më të mirë të PD që Basha e ka larguar së fundmi pse është pro Berishës dhe këtë e ka bërë me çdo individ, çdo njeri që është i aftë e ka larguar dhe e ka bunkerizuar partinë. Partia nuk është Basha, por Kuvendi i PD. Në ka një njeri antiamerikan është Basha, madje demokratët i janë mirënjohës SHBA-së që bënë këtë veprim se zgjuan elektoratin e djathtë për të kuptuar se kush është Lulzim Basha”.

Ai shkon më tej duke deklaruar se Basha po bën gati dokumentat për krijimin e një partie të re.

“Nga informacionet që kam unë njerëz pranë Bashës po bëjnë gati dokumentat për të bërë partinë e re republika e re që t’i çojë në gjykatë. Unë nuk ia këshilloj këtë gjë se janë fraksionet brenda PD. Basha e ka kthyer si parti komuniste dhe kjo duhet të marrë fund brenda PD”.

Sa për Foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët, Hoxha theksoi se ajo do të vazhdojë në të gjitha degët e PD-së edhe pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar demokrat.

“Foltorja nuk ndalet do të shkojë në 75 degët e PD. Foltorja do të vazhdojë edhe pas përfundimeve të Kuvendit. Ne jemi në opozitë dhe ne jemi në fushatë gjatë gjithë kohës”.

/b.h

Next Post
Basha i përgjigjet Ramës: Bosi i kokainës ka prenotuar në kullën më të lartë në Shqipëri

Basha i përgjigjet Ramës: Bosi i kokainës ka prenotuar në kullën më të lartë në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dëmet nga protestat në Tiranë kapin vlerën e 2.15 milionë eurove, Tatimet nisin verifikimet për 127 bizneset e dëmtuara

Dëmet nga protestat në Tiranë kapin vlerën e 2.15 milionë eurove, Tatimet nisin verifikimet për 127 bizneset e dëmtuara

October 23, 2026
Përleshjet në Kuvend, “Etika” shqyrton kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve të PD

Përleshjet në Kuvend, “Etika” shqyrton kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve të PD

October 23, 2026
Milano në alarm për protestat e 24 tetorit, disa shprehin shqetësim që pakënaqësia mund të përfundojë në përplasje

Milano në alarm për protestat e 24 tetorit, disa shprehin shqetësim që pakënaqësia mund të përfundojë në përplasje

October 23, 2026
Putin: Bisedimet për Ukrainën të përfshijnë garancitë e sigurisë për Rusinë, Ukrainën dhe gjithë Evropën

Putin: Bisedimet për Ukrainën të përfshijnë garancitë e sigurisë për Rusinë, Ukrainën dhe gjithë Evropën

October 23, 2026
Çmimet e naftës rriten mbi 113 dollarë, ndërsa shitja e inteligjencës artificiale trondit aksionet! Investitorët blejnë obligacione

Çmimet e naftës rriten mbi 113 dollarë, ndërsa shitja e inteligjencës artificiale trondit aksionet! Investitorët blejnë obligacione

October 23, 2026
‘Është e tmerrshme’, Ukraina dhe Evropa në ankth ndërsa Trump mban anën e Putinit

‘Është e tmerrshme’, Ukraina dhe Evropa në ankth ndërsa Trump mban anën e Putinit

October 23, 2026
Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In