• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rindërtimi pas tërmetit/ Ahmetaj zbulon detaje: Do ndërtohen qyteza urbane, brenda Krishtlindjeve territori pastrohet nga inertet

by Java News
03/12/2019 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i ministrave ka filluar menjëherë punën për hartimin e programit të rindertimit, i ndarë me disa faza me masa te shpejta, afatshkurtra, që kanë të bëjnë me pastrimin dhe spostimin e të gjitha inerteve nga gjithë territori i Durrësit, i Thumanës apo territoreve të tjera ku ka rrënoja, të cilat janë në të gjitha aspektet, kujtesë, pengesë psikologjike, ambientale, për të gjithë qytetarët. Spostimi do të bëhet në Porto Romano, e cila siç e dini, në planet e qeverisë është destinacion i ri për t’u kthyer në një park, pas përpunimit që do t’i bëhet përgjatë vitit buxhetor 2020.

Faza e dyte që fillon menjehere në 1 Janar, ka të bejë me bonusin e strehimit për qytetarët që nuk kthehen dot në shtëpitë e tyre apo apartamentet e tyre, për shkak të dëmtimit në atë masë ku banesat janë të pabanueshme, ndërsa për pjesën rurale do të ofrojmë përveç bonuseve edhe shtëpi ekologjike, të cilat sigurisht janë strehim i përkohshëm dhe objektivi afatgjatë i qeverisë, i Kryeministrit, është ndërtimi i 10.000 (dhjetë mijë) apartamenteve në qyteza urbane, specifike, të veçanta.

Me këtë, qeveria edhe Kryeministri duan të shmangin edhe ato gabime të mundshme që janë bërë në 30 vite, ku është ndërtuar aty ku nuk duhej ndërtuar, pra ndërtimet jo vetëm do të plotesojnë nevojat e të gjithë atyre qytetarëve që nuk kthehen dot fatkeqësisht në shtëpitë e tyre për shkak se ato janë demtuar në mënyrë të pakthyeshme apo kërkojnë investim afatgjatë serioz. Mendohet që një qytezë e re do të ndërtohet në Durrës.

Afatmesëm fillojmë me 5.000 (pesë mijë) apartamente, do të fillojnë menjehere. Një qytezë e re në Durrës, një ndërtim i ri në Thumanë, dy ndërtime po akoma nuk janë vendosur lokacionet, në Tiranë, bëhet fjalë ndoshta për tek ish zona e autotraktorëve dhe ndoshta në Kombinat. Pra, dy qyteza urbane të reja, siç edhe e theksova, e njëjta gjë do të ndodh edhe në Thumanë, e njejta gjë në dimensionin e kërkuar edhe në Lezhë, pra në të gjitha zonat ku ka dëmtime dhe qytetarët nuk kthehen dot në shtëpitë e tyre.

Dua të theksoj që pjesë e hapit të parë të rindërtimit është jo vetëm pastrimi i inerteve, është edhe rrëzimi i atyre pallateve, të cilat tani mund të përbëjnë rrezikshmëri për qytetarët që kalojnë pranë, apo që dita i sjell të kenë të bëjnë me territore afër këtyre ndërtesave. Ky eshte pak a shume le të themi plani në përgjithësi, institucione, emergjenca dhe ministri Çuçi është 24 orë në punë. Janë dy le të themi koordinime të ndryshme, ajo që ben Ministri Çuçi me stafin e vetë të emergjencës ka të bëjë me emergjencën menjëhere pas termetit, ndërsa rindërtimi është patjetër më afatgjatë, le të themi që është shumë më i detajuar, ka edhe domosdoshmërinë e vlerësimit paraprak, vlerësimit final dhe të adresimit të kostove.

g.kosovari

Next Post
“Nuk di ta shpjegoj çfarë u ndje në Durrës”, Olta Gixhari rrëfen momentet e tmerrit

“Nuk di ta shpjegoj çfarë u ndje në Durrës”, Olta Gixhari rrëfen momentet e tmerrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimi i naftës mbetet i qëndrueshëm pavarësisht sulmeve të reja amerikane ndaj Iranit

Çmimi i naftës mbetet i qëndrueshëm pavarësisht sulmeve të reja amerikane ndaj Iranit

July 9, 2026
Temperaturat ekstreme, alarm për gratë: Pse organizmi i tyre rrezikohet më shumë

Temperaturat ekstreme, alarm për gratë: Pse organizmi i tyre rrezikohet më shumë

July 9, 2026
Zjarr pranë bizneseve në Greqi, 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion

Zjarr pranë bizneseve në Greqi, 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion

July 9, 2026
Erling Haaland ka një dobësi, i ka kushtuar mbi 500 mijë dollarë…

Erling Haaland ka një dobësi, i ka kushtuar mbi 500 mijë dollarë…

July 9, 2026
“Më abuzoi seksualisht”, historia e tronditëse e korçares, u dhunua nga bashkëshorti i parë dhe i dytë

“Më abuzoi seksualisht”, historia e tronditëse e korçares, u dhunua nga bashkëshorti i parë dhe i dytë

July 9, 2026
PD kërkon mocion me debat për Integrimin, Balla: Modifikoni kërkesën; Bardhi: Keni frikë…

Sherri politik mbërrin në Komitetin Shqipëri-BE, dështon rezoluta e përbashkët

July 9, 2026
Europa nuk e priste! Trump ‘kthen timonin’ në favor të Ukrainës

Europa nuk e priste! Trump ‘kthen timonin’ në favor të Ukrainës

July 9, 2026
“Samiti nuk arriti të bëhej historik”, reagon Moska: NATO na identifikuar si kërcënim afatgjatë!

“Samiti nuk arriti të bëhej historik”, reagon Moska: NATO na identifikuar si kërcënim afatgjatë!

July 9, 2026
Ekzekutoi Eglant Koçin/ Armand Shakaj ende në arrati, dyshohet se mjekohet në spital privat

Ekzekutoi Eglant Koçin/ Armand Shakaj ende në arrati, dyshohet se mjekohet në spital privat

July 9, 2026
Brukseli drejt mbylljes së tri kapitujve për Shqipërinë, Konferenca Ndërqeveritare më 14 korrik

Brukseli drejt mbylljes së tri kapitujve për Shqipërinë, Konferenca Ndërqeveritare më 14 korrik

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In